Medalja Presidenciale e Meritave është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që me punë të tyre kanë kontribuar dhe kontribuojnë për Kosovën në fusha të veçanta të jetës.

Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i indivdëve me këtë medalje bëhet nga Presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:

  • Kryetari i Kuvendit,
  • Kryetari i Qeverisë,
  • Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
  • Prokurori i Kosovës,
  • Ministri,
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
  • Kryetari i Kuvendit të Komunës,
  • Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
  • Rektori i Universitetit.


Të nderuarit

Redakto