Medreseja "Mehmed Fatih"
Medreseja "Mehmed Fatih" (mal. Medresa "Mehmed Fatih") është medrese e cila gjendet në afërsi të Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi.
Medreseja ka filluar të ndërtohet në vitin 2000 dhe punimet kanë përfunduar më 2003, dhe aktualisht është e vetmja medrese në Mal të Zi. Prej 2008 ka filluar të shërbejë si institucion fetaro-arsimor.