Megara
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Megara (greq. Megara dhe Megare) - e bija e Kreontit, mbretit teban, gruaja e parë e kreshnikut Herakli.
Kur Herakliu u martua me të ende nuk ka qenë heroi më i madh i miteve greke.Fama sa po e priste.Megjithatë, bëri vepër me të cilën e meritoi mirënjohjen e tebanëve dhe të mbretit Kreont: e çliroi Tebën nga tatimi i turpshëm që banorët e saj qenë të detyruar t'ia paguajnë Erginit, mbretit të Orhomenës, i cili dikur e kish sulmuar dhe pushtuar. Për më tepër, e detyroi mbretin Ergin që tebanëve t'ua kthejë dyfishin e asaj që e pat marrë prej tyre. Si shpërblim për të Kreonti ia dha Herakliut gjysmën e pallatit të vet dhe të bijën e vet për grua.
Bashkëshortësia e Megarës me Herakliun, për një kohë të gjatë, ka qenë e lumtur. Kanë pasur tre djemë të mrekullueshëm dhe jetonin në qetësi dhe begati. Mirëpo, hyjnesha Hera nuk mundi ta durojë lumturinë e tyre. Herakliu ishte i biri i bashkëshortit të saj, Zeusit dhe i gruas Alkmenës, prandaj e mllefosur për shkak të pabesisë së Zeusit e ndiqte. Kur tani më dukej se Herakliu ka arritur çdo gjë që mund ta dëshirojë njeriu vdekatar,Hera ia lëshon çmendurinë, dhe në çastin e çmendurisë i vret fëmijët e vet. Si njeri që bën krim Herakliu ka qenë i detyruar ta braktisë qytetin dhe bashkëshorten e vet dhe të shkojë në mërgim për ta vuajtur dënimin për veprën e vet.
Prej Tebës Herakliu u nis për në Delfe, që nga orakulli i atjeshëim të mësojë se si ta lajë fajin për veprën e vet të kobshme. Zoti Apollon për mes gojës së Pitis tregon se do t'i duhej që të hynte në shërbim të Euristeut, mbretit të Mikenës dhe t'i kryente dymbëdhjetë detyra që ia jep Euristeu. Këto detyra janë tejet të rënda, por kur t'i kryejë, do ta dergj nga vetja fajin dhe turpin e kështu do ta fitojë pavdekshmërinë. Vite të tëra Herakliu i ka kaluar në detyrën e Euristeut dhe i ka kryer veprat me të cilat e ka fituar lirinë dhe famën e amshueshme. Mirëpo, te Megara nuk është kthyer më. Në mungesë të tij të gjatë e ngushllonte miku i tij Jolau, i biri i Ifiklaut, vëllaut prej babës, i cili u dashurua, më të aq shumë sa pa të më nuk mund të jetonte. Herakliu me një zemërgjëresi ia la Megarën dhe u nis për në botë për t'ia gjetur vetes një grua tjetër. U martua me Deianirën, të bijën e Eneut, mbretit të Kalidonisë.Megara i kaloi ditët e fundit të jetës së vet në bashkëshortësi me Jolaun.
Nga mitet e kohërave më të reja dimë edhe për një Megarë tjetër, bashkëshorten e mbretit Nis. Ka pasur vajzën e cila ishte emrake e Scilës, përbindëshe e njohur.
Me Megarën në përmendoret artistike antike gati as që ndeshemi, por megjithatë, ndeshemi me emrin e saj në emrin e qytetit dikur të famshëm të Istimit, që ka qenë vendlindja e filozofit Euklid (shek. V-IV para e.s.) dhe i Stiliponit (fundi i shek. IV para e.s.) dhe qendër e të ashtuquajturës shkolla e Megarës. Pas dënimit të Sokratit (399 para e.s.) në të gjet strehim Platoni dhe ithtarët e tij. Aty, Euklidi nga Mileti e bëri pytjen e njohur: "Poqese dikush thotë se gënjen, a gënjen ai ose flet të vërtetën?" Sot Megara është fshat i vogël fama e të cilit përkujtohet vetëm nëpërmjet udhërrëfyesve turistikë.