Mehdi Polisi
Mehdi Polisi (Dobovjani, 25 nëntor 1953 - Prishtinë, 21 maj 2014) ka qenë akademik dhe orientalist shqiptar.
Biografia Redakto
Ndoqi dhe kreu shkollimin fillor në Dobovjan dhe Veleshtë të Strugës, ndërsa të mesmen në Prishtinë në medresen “Alaudin”, më 1973. Në vitin shkollor 1973/74 u regjistrua në Fakultetin Filozofik (tash Filologjik) të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Orientalistikës. Ka diplomuar më 1977, duke qenë kësodore ndër studentët e parë të diplomuar në këtë degë.[1]
Referime Redakto
- ^ "Ndërron jetë profesori i orientalistikës, Dr. Mehdi Polisi". orientalizmi.wordpress.com. 31 maj 2014. Marrë më 19 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)