Mehmet Ballazhi, i lindur më 09.04.1967 në fshatin Puset e Nikës, Hani i Elezit. Shkollimin fillor e kreu në Han të Elezit, kurse gjimnazin në Kaçanik. Ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Prishtinë, Shkollën e Oficerëve të Karrierës në Akademinë e Mbrojtjes “Hamëz Jashari”, si dhe Fakultetin e “Gjuhë dhe Letërsi Gjermane” në Universitetin e Tetovës.

I rritur në familje me traditë atdhetare, qysh i ri ka qenë i përkushtuar në çështjet kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Veprimtaria e tij kombëtare dhe politike:

–       Që nga viti 1985 ishte pjesëtar i grupit ilegal “Kushtrimi”;

–       Për veprimtari politke, në vitin 1987 dënohet me 2 vjet burgim;

–       Në janar të 1990 ishte organizator i demostratave për liri dhe demokraci në Han të Elezit, ku arrestohet dhe dënohet me 30 ditë burgim.

–       Ishte pjesëtar aktiv  i “Lëvizja Kombëtare”;

–       Angazhimin kombëtar e vazhdoi edhe tek  “Vendlindja Thërret”;

–       Pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht në Tropojë, pastaj përmes Pashtrikut me grupin e Kaçanikut të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, e pas një periudhe të shkurtër me urdhër të komandës caktohet si kordinator në njësitin e Puset e Nikës, ku dhe qëndron deri në përfundim të luftës si zv.Komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku” në Han të Elezit.

–       Pas luftës shërbeu si mësimdhënës i gjuhës shqipe;

–       Ishte Shef i Shtabit të Brigadës 362 “Agim Bajrami” të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Kaçanik.

–       Poashtu pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Brigadën 115 “Radushë” në luftën në Maqedoni.

–       Në mandatin 2017-2021 ka qenë shef i grupit të asambleistëve nga radhët e PDK në Kuvendin Komunal-Hani i Elezit.

–       Ka shërbyer si mësimdhënës i gjuhës gjermane në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” deri në 2021.

Aktualisht Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit.

Është i martuar, baba i tre fëmijëve.​

Shikoni dhe Facebook

Redakto

Referimet

Redakto