Mehmet Behluli
Mehmet Behluli, i lindur në vitin 1962 në Gjilan, Kosovë, është një artist, kurator dhe ligjërues akademik, kosovar. Jeton dhe punon në Prishtinë (Kosovë).
Biografia
RedaktoKa diplomuar në vitin 1987 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 1991 ka kryer studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë. Prej vitit 1995 ligjëron në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, lëndën: Teoria e Hapësirës, kurse nga viti 2013 ligjëron lëndën Arti Konceptual ku aktualisht është dhe prodekan për arte vizuale.[1] [2] Gjatë vitit 2000, ai kaloi katër muaj në qytetin gjerman Düren, si pjesë e programit të artit të Fondacionit Heinrich Böll. Në 20 vitet e fundit, Mehmet Behluli ka ekspozuar vazhdimisht punimet e tij në galeri vendase dhe ndërkombëtare.[2]
Veprat e artit
RedaktoNë veprat e tij të hershme të artit ai u përqëndrua në imazhet abstrakte bardh e zi. [3]
Kompozicionet e Behlulit ndërtohen nga simbolet më elementare të sigurisë (shtëpia), të bukurisë (lulet), të jetës dhe haresë (dielli), të dijeve (librat) etj., por që ai i paraqet të rrezikuara ose të gëlltitura nga fuqitë e errëta. Në ciklet e mëhershme Behluli i qullte simbolet e vitalitetit dhe të haresë me njollat e bitumenit, për të rrëfyer fatet e katranosura nga represioni shtetëror dhe luftërat.[3]
Ekspozitat
RedaktoEkspozitat individuale
RedaktoS'ka si shpija/No place like home
Kuruar nga Lulzim Zeqiri, Shkurt 2017.
Në këtë ekspozitë ai prezanton edhe disa piktura nga ciklet e viteve të ’90-ta që përndryshe gati në tërësi janë asgjësuar nga zjarri që ua kishin vënë forcat serbe shtëpisë dhe studios së tij gjatë luftës, në pranverë të vitit 1999. Në këtë ekspozitë retrospektive mbi veprimtarinë çerekshekullore, Behluli paraqitet me piktura, instalime, video dhe fotografi dokumentuese të intervenimeve hapësinore.[3]
O VENDI IM ||.../OH MY LAND ||...
Galeria Zeta – Tiranë, Shqipëri
22.05.2012 - 12.06.2012
Cikli i ri i Mehmet Behlulit, "O vendi im..." paraqet nje vazhdimesi te vrojtimeve te tija ironike dhe shpotitese pamore mbi realitetin.[4]
O VENDI IM.../OH MY LAND...
Hapësira Manipuluese TETRIS - Prishtinë, Kosovë
2010
La Vita e Bella
Heinrich Böll-Haus - Langenbroich Gjermani
2010
Peshkatari, Vogeli, Kopshti im dhe një Ushtar
Galeria Lutz Rohs, Düren Gjermani
2000
Shtëpia në fund të qytetit
Galeria Hani i 2 Robertëve - Prishtinë, Kosovë
1997
Fabulabalcanica
Galeria Dodona - Prishtinë, Kosovë
1997
Devenirs (Becomings). Arti bashkëkohor në Evropën Juglindore
Galeria Kombëtare – Tiranë, Shqipëri
15.08.2002 – 13.09.2002
Onufri
Galeria Kombëtare – Tiranë, Shqipëri
1998
Përtej/Beyond
Qendra për Dekontaminim Kulturor – Beograd, Republika Federale e Jugosllavisë
1997
Back and Forth – Cetinjski Bijenale / Bienalja e Cetinjes, nr. 3
Cetinje, Republika Federale e Jugosllavisë
20.09.1997 – 11.02.1997
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Universiteti i Prishtinës". staff.uni-pr.edu. Marrë më 2022-05-14.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b Behance. "To Sarajevo with love - Bosnia - 2015". Behance (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.
- ^ a b c "Mehmet Behluli / S'ka si shpija". Galeria kombëtare (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.
- ^ Behance. "O vendi im - Tirana - 2012". Behance (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.
- ^ "Mehmet BEHLULI (1962) - Biography, life, background and work by Artprice". Artprice.com (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.