Melankolia
Melankolia sipas teorive më të vjetra mjekësore të antikitetit, është një nga katër lëngjet themelore trupore. Ajo shkakton disekuilibër, si pasojë e së cilës shkaktohen sëmundje. Melankolia shkaktohej nga rritja e tëmthit të zi. Mendohej se individët që kishin më shumë se normalisht “bilë të zezë” prireshin drejt të qenit melankolik. Në bazë të lëngjeve mbizotëruese përcaktoheshin dhe tipet : sanguin, flegmatik, kolerik. Hipokrati e ka përshkruar melankolinë rreth katër shekuj para erës sonë.
Në diagnostikën moderne bashkëkohore nocioni “melankoli” përkon me sinonimin e simptomave të mërzisë dhe dëshpërimit që hasen si karakteristikë në çrregullimet depresive.