Meleq Gosnishti i ri përmetar, Hero i Popullit. U vra gjatë luftimeve për marrjen e kalasë së Margëlliçit në Patos në 30 mars 1944. Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit. I biri i Iliaz dhe Hatixhe Gosnishtit. Qe femija më i madh nga shtatë fëmijet e kësaj familje. Emigroi që në moshën 14 vjeçare drejt Parisit dhe u kthye më vonë për të marrë pjesë në Luftën për çlirimin e Vendit. U vra teksa po luftonte në Kalanë e Margëlliçit së bashku me të tjerë parizanë dhe me shokun e tij, Heroin e Popullit, Mustafa Matohitin. Dy ditë pas vrasjes së tij, në Tiranë gjeti vdekjen dhe vëllai i tij i vogël Zini Gosnishti. Varri i tij gjendet ende në rrethin e Përmetit. Për nder të këtij heroi ka marrë emrin e tij një ndër shkollat më të mira 9-vjeçare të rrethit të Përmetit, gjimnazi i Patosit dhe një rrugë në Tiranë.