Memisha Stepa (Tragjas, 1915 - Tiranë, 2008) ka qenë pjesëmarrës ndër kryengritjet antizogiste, partizan dhe funksionar i shtetit gjatë regjimit komunist.


U shkollua në Shkollen Teknike(harry Fultz sot) me rezultatet maksimale. Kur ende nuk i kishte mbushur te njezet vjetet e moshes se vet perfshihet ne rradhet me idete me perparimtare te kohes. Ka qene pjesmarres aktiv ne Kryengritjen e Fierit dhe pas deshtimit te saj u kerkua per t'u denuar, por shpetoi duke u fshehur.

Me 7 prill te 1939 gjendet ne balle te atyre qe dolen me armen krahut kunder pushtuesve fashiste.Me themelimin e Partise Komunsite Shqiptare (PKSH) pranohet antar i saj duke u bere nje nga 200 komunistet e pare shqiptare.Me fillimin e LANC Memisha Stepa eshte nder te paret qe luftoi per lirine e Shqiperise.Se pari u be komandant çete Partizane me pas komisat batalioni ne Brigaden III Sulmuese partizane,ca me vone komisar rajoni,kudo trim dhe drejtues i talentuar.Mbas çlirimit te atdheut ka punuar ne organet e Puneve te Brendshme,funksionar i larte ne Kryeministri,kryetar i Bashkise se Fierit etj.Per meritat ne Luften anti-fashiste Nacional Clirimtare dhe ne punen per ndertimin e Shqiperise,Ish Presidiumi i Kuvendit Popullor e pat dekoruar me 12 medalje dhe urdhra.Me daljen ne pension,Memisha Stepa qe nder te zgjedhurit e organizates se veteraneve te LANC te lagjes 10 ne kryeqytet.Deri ne fund mbeti nje veteran i perkushtuar.Ai nderroi jete ne vitin 2001 ne Tirane i rrethuar nga femijet,mbesat dhe gruaja e tij Adile Stepa e cila nderroi jete ne vitin 2008.Ne vitin 2005 ne Tirane botohet libri kushtuar Memisha Stepes "Nga Sketerra ne Driten e Lirise" bazuar ne shenimet qe Memishai vendoste ne bllokun e tij derisa ndrroi jete.