Memli Kelmendi[1] Lindi ne Pejë ne vitin 1986. Shkollen e ulët dhe te mesme e perfundoi në Pejë. Që nga femijërija e hershme filloi të shquhej në lemin e muzikës: Fitues I festivalit të femijëve Peja 99; Fitues I festivalit të të rinjeve Peja 2000. Pas komponimeve të ndryshme në studion e tij private korri suksese me kengetarë të ndryshem të të gjitha zhanreve. Komponoi shumë kengë për fëmije dhe disa herë u shperblye me vendet e para, dhe pjesemarrës I shumë festivaleve për fëmijë në Kosove dhe jasht saj si: “Lyra Fest”, “Dëbora”, "Vihuela Fest", “Fluturat”, “Hareja”, “Planeti”, “Ylberi”, etj.

Memli Kelmendi
U lind më1986
Pejë, Kosovë
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareComposer, Producer, Sound Engineer, Sound Designer

Me pastaj ishte pjesëmarrës në shumë festivale ku ndër te tjera është pjesëmarrës i rregult në festivalin e këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit”.

Biografia

Redakto

Pa dyshim që hapat e parë dhe shtytjen e madhe e pat nga babi i tij Xhevat Kelmendi- kantautor I njohur pejan. Diplomoi me sukses në Akademinë e Muzikes - Drejtimi i pergjithshëm në Prishtinë (2010). Ndërsa Studimet postdiplomike – Master i përfundoj në Shkup për Music Production/Sound Engineering në klasën e prof,Valentino Skenderovskit. Momentalisht është duke ndjekur studimet Master në degën e Dirigjimit pranë Universitetit të Prishtinës në klasën dirigjentit të mirënjohur prof. Bajar Berishes.

Gjatë kohës së studimeve në Maqedoni mësoi Muzikën e filmit në klasën e prof, Darko Marinovskit, ku u shqua si studenti me I dalluar. Ka kompozuar vepra të ndryshme muzikore si: Muzikë për Film, Teater, TV, Radio etj.

Është prezantuar disa here ne festivale te ndryshme si kompozitor I muzikes elektronike, Në festivalin ndërkombëtar Remusica 2009 me vepren elektronike “Another Noise” (Flaut dhe Elektronike), Në Vitin 2010 në Ohër në festivalin per muzikën elektroakustike me vepren “OhridSomnia”, Në vitin 2011 në Festivalin “Tingujt e Flautit”, në Teatrin e Qytetit të Pejes në kuadër te netëve “Ditët e Kulurës Pejane”, në festivalin nderkombëtar "ReMusica 2013", në festivalin ndërkombëtar “DAM”, në festivalin ndërkombëtar “ReMusica 2014” dhe ne shume vende te tjera si kompozitorë dhe dirigjent.

Në vitin 2008 ishte edhe kryeredaktor i një televizioni loal në Pejë, “Pro-Tv”, ku kryente edhe shumë funskione të tjera si: Montazhë, Grafikë dhe Producent. Perpos Audio Produksionit, Memli ka edhe nje Video Produksion "Night Sound Records - Production", ku deri me tani ka realizuar edhe shume video klipe private.

Ai është gjithashtu edhe anëtar dhe bashkëpuntor i shumë studiove në Maqedoni dhe rajon. Vlenë të përmenden edhe kompozimet e tij te suksesshme që janë përformuar në festivalin e famshem te muzikës elektronike ne Oher, (Ohrid Summer festival).

Si udheheqes dhe dirigjent I Korrit te Shkolles u prezentua në shumë mediume, duke realizuar vepra te njohura te kompozitoreve shqiptar dhe atyre te huaj. Me korin është prezantuar në koncerte dhe festivale të ndryshme të muzikës brenda dhe jashtë vendit si: "Ditët korale të Dashnor Xërxës", "ReMusica 2013". Kompozoi vepren elektroakustike "Black & White" vepër e cila hapi festivalin “DAM”, muar poashtu pjesë si dirigjent dhe kompozitor edhe ne festivalin “ReMusica 2014” në mbrëmjen e koreve kur ishin pjesëmarrëse pothuajse të gjitha qytetet e Kosoves, në maj të vitit 2015 Memli me korin dhe orkestren e shkollës së muzikës "Halit Kasapolli" ka koncertuar ne Itali-Venediku në Basilica di San Marco - Venezia, San Lio - Venezia, A Jesu Lavoratore - Venezia, Santi Gervasio e Protasio - Venezia, në festivalin ndërkombëtarë të muzikës korale "TEHO" - Maqedoni.

Disa nga veprat janë: “Passage through the Life”, “True”, “M2”, “Silent Dream”, “Another Noise”, "M2", "SePse.. , Black & White, Thunderstorm in D, Behind, Behind, Emotional Act, Ex Alpes Rugova, Agnus Dei, H.SH etj.

Vlenë të përmendet koncerti autorial i Memli Kelmendit në dhjetor 2014 në Pragë-Çeki, ku përpos veprave të muzikës moderne që shfaqi si autor, veprat poashtu u janë luajtur nga instrumentist të njohur nga Praga. Në tetor të vitit 2015 vepra e titulluar "Agnus Dei" është intepretuar si vepër premierë nga Johann Consort dhe dirigjenti i mirënjohur Jorge Contreras në Santiago de Chile.

Momentalisht është duke punuar në Shkollen e Mesme të Muzikës “Halit Kasapolli” ku ligjëron disa lëndë si: Korr, Muzika në Teknologji, Njohje e Literaturës Muzikore, Piano Obligat dhe Lexim Partiturave, gjithashtu është edhe udhëheqës I Orkestrës së Shkollës.

Memli Kelmendi eshte kompozitor i telenevoles se pare kosovare "Stine Dashurie" dhe Kolones Zanore "Kjo Dashuri" (Epizodi 1-13). Kompozitor i filmit të metrazhit të gjatë "KTHIMI" (2015) . Memli është antarë edhe I orkestres së qytetit të Pejes (orkester e formuar në vitin 2013), poashtu është themelues i festivalit të muzikes elektroakustike "Siparantum", festivali është mbajtur me 22 gusht 2013.

Veprat e tij janë interpretuar në: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Itali - Venezia, Çeki - Pragë, Santiago de Chile, Romani etj.

 

Disa nga kompozimet

Redakto
  • Anarchy (Berisha), 2008 ;
  • Secret Of The Universe, 2011 ; Windows XP, 2011 (punim gjate studimeve).
  • The Basement / Bodrumi (Arian Mustafa), 2011 ;
  • 3 Ngjyra, Homazh per Kieslowskin (Gent Begolli), 2012 ;
  • Era (Besim Ugzmajli) ... 2013 ;
  • Kravata ( Ekrem Xani ) , 2013;
  • MANUAL per inicimin e luftes se trete boterore (Birol Urcan), 2013;
  • Burri (Ben Apolloni), 2013
  • Daydream (Daniel Dulaj), 2014
  • Kesulkuqja (Besim Ugzmajli), 2014 ;
  • Udhëtimi (Gazmend Nela), 2014
  • Piano (Xhelal & Burim Haliti), 2014
  • Sonate (Durim Kryeziu), 2014
  • Çlirimi (Burim Haliti), 2014
  • Dita e Pensionimit (Fisnik Muji), 2014
  • AY (Ilirjan Himaj), 2014
  • The Eaters ( Besim Ugzmajli ) , 2015
  • When ( Qendrim Krasniqi), 2015

Film i metrazhit të gjatë

Redakto
  • Return/Kthimi (Kastriot Abdyli), 2015

Telenovela / Serial

Redakto
  • Stinë Dashurie (Epizodi 1-13), dhe autor i këngës së njohur nga seriali "Kjo Dashuri" e interpretuar nga Vita Guhelli

Dokumentar

Redakto
  • Brenda ka dritë, 2014;
  • Drekat Shqiptare - CIP Production - Dibra
  • Drekat Shqiptare - CIP Production - Berati
  • Drekat Shqiptare - CIP Production - Skenderaj
  • Drekat Shqiptare - CIP Production - Kërçova

Teatër

Redakto

Elektroakustike

Redakto
  • Passage Through the life (Voice & Elektronike), 2009 ;
  • Another Noise (Flaut & Elektronike), 2009 ;
  • True-s (Piano, Duduki & Elektronike), 2010 ;
  • OhridSomnia, 2011
  • Silent Dream (Elektronike), 2011
  • M2 (Piano & Eleketronike), 2012
  • ...SePse (Orchestra,Choir & Electronic ), 2013
  • Thunderstorm in D (2014)
  • Behind ... (2014)
  • Black & White (dedicated to DAM Festival) 2014
  • Ex Alpes Rugova (Tepsi, fletë, lahutë, këndim malësorçe, pad dhe kor), 2015
  • H.SH, 2015
  • Agnus Dei (SATB) 2015
  • Vemi, Vemi (SATB) 2014
  • When I Was Your (SATB), 2014
  • Stine Dashurie _ Kjo dashuri (SATB), 2014
  • In/out (2014)
  • Agnus Dei (2015)

Saund dizajn

Redakto

Burime

Redakto