Menandros ishte një ndër poetët më të rëndësishëm komik të Greqisë së lashtë. I lindur në Kifisia

(Athinë) nga dy prindër të cilët ishin të përkushtuar pas tij, gjë që ndikoi pozitivisht dhe në të ardhmen e poetit të madh. Qysh në fëmijëri Menandros kishte shfaqur talent në dramaturgji, sipas burimeve të lashta thuhet se në progresin e mëvonëshëm te talentit të tij ndikoi dhe xhaxhai i tij (Aleksi), i cili kishte qënë një ndër poetët më të mirë të kohës. Rridhte nga një familje e shkallës së mesme por tepër e lidhur dhe artdashëse. Menandros studioi për filozofi. Thuhet se kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Theofraston dhe bashkëmoshatarin e tij Epikuro. Jeta sigrafike e poetit ishte e pasur dhe plot variacione. Në moshë shumë të re vetëm 21 vjeçare didaktoi komodinë e tij të parë me titull «Οργή», dhe pesë vjetë më vonë pati fitoren e tij të parë me veprën «Δύσκολος». Edhe pse Menandrosi shkroi mbi 100 komedira, fitoi vetëm 8 çmime të para. Njohja e rendesise se kryeveprave te Menandros u bë menjehere pas vdekjes së tij. Menandrosi edhe pse ishte një letrar i vërtetë kishte karakter të qetë, nuk i pëlqente jeta mbretërore. Madje kur një ndër miqtë e tij te shumtë e kishte ftuar të jetonte në Aleksandri, Menandrosi kishte refuzuar duke preferuar të jetonte në Athinën e qetë, larg pasurisë dhe vlerave sipërfaqësore të oborrit mbretëror. Tematologjia e veprave të Menandros ishte përditëshmëria dhe njeriu i zakonshëm. Ajo ç’ka është diskutuar dhe më vonë ka qenë perceptimi që kishte për të drejtat e gruas në shoqëri dhe fëmijëve në veçanti. Ishte një mbështetës i denjë i gjinisë së kundërt dhe “ndëshkues” i sjelljeve diskriminuese. Një pjesë e veprave të Menandros u kopjuan/parafrazuan nga poetë Romakë si për shembull (Plauto). Shumica e veprave të Menandros konsiderohen të humbura, pasi vetëm në shek XX skapani arkeologjik arriti të sjellë në dritë gjetje dhe papiruse të rëndësishëm me vepra të tij.