Prof. Dr. Mentor Përmeti (1920-2015) ishte nje agronom shqiptar.

Jetëshkrimi Redakto

Mentor Përmeti lindi më 20 dhjetor të vitit 1920 në qytetin e Tiranës. Arsimin fillor e të mesëm i kreu në qytetin e lindjes. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Agronomisë në Bullgari (Sofje) ne vitin 1951 me rezultatin "shkëlqyshëm". Pas diplomimit kthehet në atdhe dhe emërohet "Bashkëpunëtor shkencor i ri" në stacionin e kërkimeve bujqësore Tiranë. Më pas punon për shumë vite në Ministrinë e Bujqësisë në detyra të ndryshme si specialist, përgjegjës dege dhe drejtor drejtorie. Më 1956 emërohet drejtor i Institutit të Lartë Bujqësor, ndërsa më 1958 kalon po me detyrën e drejtorit në Institutin e Kërkimeve të Lushnjës. Më 1961 rikthehet në detyrën e zv.rektorit në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë. Më 1962 emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe qëndroi me këtë detyrë deri më 1967. Në vitet 1967 emërohet Rektor i Institutit të Lartë Bujqësor në Tiranë dhe punon në këtë detyrë deri në vitin 1976 kur emërohet kryeagranom në NB “29 nëntori” Lushnje. Në 1982 caktohet zëvendëskryetar i Komitetit të Shkencave dhe Teknikës, detyrë që e mbajti deri më 1984. Nga ky vit e derisa doli në pension më 1990 punon në IK Biologjike në Tiranë.[1][2]

Për veprimtarinë e tij të shquar, Prof. Përmeti ka marrë mjaft tituj dhe dekorata. Në vitin 1971 merr titullin Profesor. Në vitin 1979 merr çmimin e Republikës për krijimin e varietetit të grurit “Dajti” dhe për përhapjen me sukses në prodhim. Në vitin 2002 merr Urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave që nga themelimi i saj. Këshilli Bashkiak i qytetit të Përmetit e ka shpallur “Qytetar Nderi”. Vdiq më 5 mars 2015 në qytetin e Nju Jorkut, SHBA.[1][2]

Referime Redakto

  1. ^ a b Greca, Dalip. "NDAHET NGA JETA NE NEW YORK AKADEMIK MENTOR PËRMETI". Gazeta Dielli. Vatra, the Pan-Albanian Federation of America. Marrë më 5 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Academy of Sciences of Albania. "Akademik Mentor PËRMETI". Academy of Sciences of Albania. Marrë më 5 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)