Mentor Quku (Bilisht, 20 janar 1939 - Shkodër, 1 qershor 2014) ka qenë arsimtar, veprimtar politik dhe studjues.

Biografia Redakto

Lindi në Bilisht të Korçës më 20 Janar 1939. Fëmijerinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Shkodrës ku perfundoi me rezultate te shkelqyera studimet ne Shkollën Pedagogjike "Shejnaze Juka" (1951-1954). Ne vijim ndoqi studimet në Tiranë, në Institutin e Lartë Pedagogjik (1955-1957) dhe më pas në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).

Ushtroi profesionin e mësuesit në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957) në shkollën e mesme "Xheladin Fishta" në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallëkut (1991-1992). Per tete vite punoi si drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000). Ka qenë drejtor i revistës "Kumtari" dhe i gjashtë vëllimeve "Seminari Ndërkombëtar, "Shkodra në shekuj".[1] Ka drejtuar projektet dhe ka organizuar katër seminare nderkombetare ""Shkodra në shekuj".

Mentor Quku ka qenë autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedas, për të cilin ka organizuar kërkime në Shqipëri, Kosovë dhe në shumë vende jashtë shtetit.

Ka qenë laurat i çmimeve letrare "Serembe" (2008) dhe "Ndre Mjeda" (2011) si dhe ka fituar titujt "Mësues i Merituar" (1991), "Mirenjohje e qytetit të Shkodrës" (2011).

Vepra studimore Redakto

  1. Një vështrim i ri mbi luften e Reçit, Tiranë, 2001
  2. Balli Kombëtar dhe demokracia e fjalëve
  3. Mjeda 1 (1866-1888): RINIA, fq. 642, 2004
  4. Mjeda 2 (1888-1899): ALBANOLOGU, fq. 642, 2006
  5. Mjeda 3 (1899-1912), i përbërë nga dy libra:
  6. ALFABETI, fq.680, 2007
  7. LIRIA, fq. 766, 2008
  8. Mjeda 4 (1912-1925): IDENTITET, fq. 634, 2009
  9. Mjeda 5 (1925-1937): GJUHETARI, fq. 740, Tiranë, 2010
  10. Mjeda 6, i përbërë nga dy libra:
  11. BIBLIOGRAFIA (e Mjedës), fq. 325, Tiranë 2012
  12. BIBLIOGRAFIA (mbi Mjedën), fq. 730, Tiranë 2012
  13. Mjeda 7: BASHKEKOHESIT, fq. 494, Tiranë 2005
  14. Mjeda 8: ALBUM, fq. 196, Tiranë 2010
  15. Mjeda 9, Përmbledhje, fq. 254, Tirane, 2013.
  16. Prof. Mustafë Dervishi, Tiranë, 2013.

Referime Redakto

  1. ^ Marku, Kastriot (2 qershor 2014). "Mentor Quku, një jetë kushtuar Ndre Mjedës". 55. Marrë më 10 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]