Metamfetamina
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer. Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale. Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion. Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.