Meteori
Meteori është trup qiellor që lëviz brenda hapësirës së sistemeve të yjeve. Lëvizja e këtyre trupave mund të shikohet thjeshtë me sy. Vëzhgimi i lëvizjeve dhe rënieve të tyre në Tokë ka filluar që në kohët e lashta. Që në vitin 467 p.e.s, Anaksagorasi i Klazomenait, përshkruan rënien spekulatore të një trupi të tillë.
Meteorët, kur bien në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Meteorët duken si yje që shkëputen nga qielli.
Shiu Meteorik
RedaktoMeteorët mund të shikohen pothuajse gjithë vitin, por në kohë të caktuara të vitit ky aktivitet është më i madh dhe quhet "shi meteorik". Kjo zakonisht ndodh kur Toka kalon në orbitën e kometës. Toka ndjek të njëjtën rrugë rreth Diellit çdo vit, kështu që gjithmonë kalon mbi gjurmët e kometës në të njëjtën pikë të orbitës kështu që ne mund të shikojmë shiun meteorik në të njëjtën kohë të vitit. Çdo meteor në shi mendohet se vjen nga e njëjta pikë e qiellit që njihet me emrin 'Radiant'. Çdo shi meteorik është emëruar në bazë të konstelacionit ku mendohet se ndodhet radianti. Kështu për shembull Gemindis mendohet se rrjedh nga konstilacioni Gemini dhe Leonids mendohet se vjen nga Leo.