Metoda e Nortonit
Metoda e Nortonit është metodë e gjetjes së rrymës në një degë të caktuar. Parimi i punës është dega ndërmjet pikave A dhe B ku kërkohet rryma lidhet shkurt. Nga pjesa e mbetur e qarkut gjendet gjeneratori rrymor i nortonit i cili është i barabarte me lidhjen e rrymës së shkurte ne degën ndërmjet pikave A dhe B.
Kjo teoreme ështe rrjedhim i mundësisë së ekuivalentimit të një burimi të forcës elektromotore me një burim rryme. Nëse sipas teoremës së Tevenenit burimi ka rezistencën e brendshme RT dhe fel. ET atehere burimi ekuivalent i rrymës do te jetë:
In=Et/Rt
- Pastaj gjejme rezistencën e nortonit e cila ështe e barabarte me rezistencën ekuivalente të qarkut pasiv ndërmjet pikave A dhe B kur dega ab është shkëputur. NË fund gjeneratorin e Nortonit In e lidhim paralel me Rn dhe paralel me degën që e kemi lidhurt shkurt. Kështu rryma në atë degë mjaft lehtë mund të përcaktohet në bazë të rrymave konturore ose në bazë të ligjeve te Kirhofit.
Referime
Redakto- Nexhat Orana - Bazat e elektroteknikes I
- C. A. Desoer and E. H. Kuh - Basic Circuit Theory