Metodizmi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Mungon radhitja e artikullit. definimi i termit qe përfaqëson artikullin si titull.) |
Lëvizje protestante e lindur në Angli në shek. XVIII. Themelues të saj janë teologët John Wesley (1703-1791) dhe vëllai i tij Charles (1707-1788). U quajtën “metodistë” pasi u përkushtoheshin parimeve dhe kohës së adhurimit të anëtarëve të “klubit të shenjtorëve” në Universitetin e Oxfordit.
Wesley nuk kishte për qëllim që të formonte ndonjë komunitet të ri religjioz. Vetëm se, me anë të komentimeve të tij në të kuptuarit e fesë erdhi deri te formimi i një komuniteti të ri.
Kishat metodiste të shpërndara në shtete të ndryshme, në vitin 1968, mes veti formojnë një bashkim dhe kështu janë zhvilluar në frymën e protestantizmit. Biblën e llogaritin si themel të besimit dhe të jetës së tyre. Ata mundohen të organizojnë jetën e tyre mbi etikën e krishterë. Nëpër kishat e tyre mund të ligjërojnë edhe jopriftërinj.
Metodistët gjenden në Evropë dhe Amerikë, kryesisht në Britani të Madhe dhe Amerikën e Veriut dhe në vitin 1967 mendohet të kenë pasur afër 20 milionë anëtarë. Ata janë edhe anëtarë të Lidhjes së Kishave Botërore[1].
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2011. Marrë më 15 prill 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)