Degë e teorisë së letërsisë që studion rregullat e përgjithshme për ndërtimin ritmik të vargjeve e të strofave në poezi, si dhe vetë tërësia e këtyre rregullave. Vargëzimi në poezinë shqipe mbështetet në sistemet metrike cilësore. Sistemi tonik ndeshet në këngët e ciklit të kreshnikëve dhe, përgjithësisht, në poezinë e vjetër popullore të arbëreshëve të Italisë. Vargëzimi silabo-tonik del thuajse në krejt folklorin shqiptar dhe te ndonjë poet si F. S. Noli, ndërsa vargëzimi silabik është bërë bazë për poezinë shqiptare të kultivuar. Në poezinë popullore ka vargje nga më të vegjlit — trerrokësh, katërrokësh etj. deri në vargjet më të gjatë gjashtëmbëdhjetërrokësh etj., por më të përdorurit janë gjashtërrokëshi. tetërrokëshi (vargu më popullor shqiptar), dhjetërrokëshi etj. dhe vargjet e dyzuara (6+6, 9+8). Duke u mbështetur në vargëzimin popullor si dhe në përvojën e poezisë botërore, poetët tanë e zhvilluan M. duke e pasuruar me vargje dhe mjete të tjera instrumentimi. Kështu ata kanë lëvruar edhe vargje që nuk hasen në poezinë popullore ose që hasen më pak, si p.sh. njëmbëdhjetërrokëshi, nëntërrokëshi etj. Theksat ritmikë në M. shqipe zakonisht përputhen me theksat tonikë të. fjalëve. Theksi ritmik në rrokjen e parafundit të çdo vargu është i detyrueshëm (konstante ritmike), theksat e tjerë ritmikë mund të lëvizin në rrokje të ndryshme të vargut, sipas rëndësisë dhe funksionit ideoemocional të fjalës, duke bërë kështu që të lëvizin edhe cezurat. Kështu p.sh. tetërrokëshi mund të ketë disa skema ritmike: 3-7; 3-5-7; 1-3-5-7: 2-5-7 etj. Këtë liri theksimi e hasim jo vetëm në poezinë popullore, por edhe te poetët. Vargjet mund të jenë të bardhë (pa rimë) ose të rimuar. Në poezinë shqiptare përdoren rima të llojeve të ndryshme, si dhe asonanca dhe konsonanca. Rima fundore mund të jetë , e përputhur .(aabb etj.), e njëpasnjëshme (abab etj.) dhe e kryqëzuar (abba). Ka dhe rima të brendshme në varg. Poezia shqiptare është sipas rastit strofike ose njëkolonë. Strofat janë të larmishme në poezinë popullore, ku gjejmë, ashtu si dhe te poezia e kultivuar, strofën dyvargëshe (distikun), trevargëshe (tercinën), katërvargëshe (katrenin), pesëvargëshe, gjashtë-, tetë-, nëntëetj. vargëshe. Poezia shqiptare e shkruar ka përpunuar jo vetëm strofa nga folklori, por edhe nga letërsia botërore (stancat tetëshe, sonetin, strofën safike, rondonë, trioletin, kanconën, madrigalin etj.). Poezia shqiptare njeh edhe sistemin e vargjeve të lira, ku në varg është e lirë sasia e rrokjeve të theksuara e të patheksuara, nuk është i domosdoshëm numri i barabartë i theksave në vargjet e vjershës, nuk ka strofa uniforme që përsëriten, ato mund të mos kenë edhe rimë. Vargjet e lira u dukën në poezinë shqiptare me Asdrenin (1934), por u përhapën sidomos me Migjenin (1935). Poetët e sotëm shqiptarë e çuan më tej traditën e vargjeve të lira, duke forcuar tiparet origjinale kombëtare me përpunime e variacione të vargjeve popullore (gjashtërrokëshit, tetërrokëshit etj.), që u përdorën kështu si konstante metrike për organizimin e ritmit. Krahas vargut të lirë, poezia shqiptare ka Iëvruar edhe vargjet e përzier (Naimi, Çajupi etj.), që përbëhen nga tubëzimi i vargjeve me masa të ndryshme, duke krijuar midis tyre harmoni, të pajisur me rimë dhe tërë elementet e tjera të instrumentimit metrik. Trajtimet për M. shqipe nisin me Luigj Gurakuqin (1906 dhe janë çuar më tej në një varg botimesh pas Çlirimit, që kanë vënë në dukje veçoritë e sitemit të vargëzimit shqip.

Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!

Kjo duhet të përmirësohet: