Mevlyde Mezini Saraçi është autore e njohur në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ajo ka kontribuar shumë në promovimin e vlerave kulturore dhe artistike, si dhe është angazhuar në çështje sociale. Me stilin e saj të veçantë dhe qasjen e thellë ndaj temave, Saraçi ka krijuar vepra që prekin lexuesit dhe pasqyrojnë realitetin shoqëror. Ajo është shembull i përkushtimit ndaj artit dhe letërsisë, duke ndihmuar në pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Jeta Personale

Redakto

Mevlyde Mezini Saraçi u lind më 15.12.1954 në qytetin e Mitrovicës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në shkollën teknike të Mitrovicës. Studimet universitare për gjuhë dhe letërsi shqipe i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Ishte përfituese e bursës nga “Kombinatit Trepça”. Punoi në departamentin e tyre nw Gjakovë, në fabrikën Fundolija. Më pas, ajo punoi edhe si profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën “At Gjergj Fishta” në Bishtazhin.

Aktivizmi Politik dhe Kandidimet

Redakto

Në vitin 1989, Mevlyde ishte e përfshirë në aktivitete politike dhe humanitare. Ajo ishte njëra nga pjesëtaret e para të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitin 2000-2001, ka punuar si zëvendës drejtoreshë në Drejtorinë për Teknologji Informative në Qeverinë Komunale në Gjakovë. Prej vitit 2001 – 2003 dhe 2006-2007, ka qenë Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Gjakovë. Në vitin 2001- 2004 ishte Deputete e Kuvendit të Kosovës. Kurse qe nga viti 2004, është Ambasadore e Paqes Universale në Botë. Ndërsa në vitin 2007, është shpallur Qytetare nderi e Lushnjës.

Ndikimi në Çështje Kombëtare

Redakto

Mevlydja është gruaja që dërgoi 86 arkivole nga Gjakova në Drenicë për Komandantin Adem Jashari dhe familjarët Jashari në Betejën e Prekazit. Njëkohësisht, ishte edhe Kryetare e Këshillit Komunal për Ndihma Emergjente, me përgjegjësi për t’u ndihmuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për strehimin e të dëbuarve nga ushtria Serbe. Si pasojë e aktivizimit të saj politik dhe humanitar, ajo u arrestua më 1 qershor të vitit 1998 dhe vuajti dënimin në burgun hetues të Lipjanit deri më 4 dhjetor 1998.[1]

Librat ose Publikimet

Redakto

Njëashtu Mevlyde ka botuar 20 tituj librash:

  1. “Sytë e Pranverës”- poezi, 2000,
  2. “Ndoshta më s’ka kuptim” , poezi për fëmijë, 2002
  3. “Kur jeta duhej jetuar” 2003, roman
  4. “Çelësi është diku larg”, poezi.
  5. “Ëhen life has to be lived” 2012, roman në gjuhën angleze
  6. “Ditëlindja e nënës”, dramë për fëmijë, 2013
  7. “Ledhatim pritjesh”, poezi, 2015
  8. "Për ty" poezi, 2015
  9. “Murana” roman, 2015
  10. “Lot i zemrës “Poezi, 2016
  11. “Ç ‘faj ka vargu”, Poezi, 2017
  12. “Dhembje që vret” Antologji, 2017
  13. “Simfoni jete”, Poezi, 2017
  14. “Këndi shkrimor”, Shkrime letrare, 2018
  15. “Oazat e shpirtit”, Poezi, 2018
  16. “Përthekim kohësh”, Poezi, 2018
  17. “Buzëqeshje e përvajshme “Poezi, 2018
  18. “Rrjedha letrare”, Shkrime letrare, 2018
  19. “Çdo ditë jete është përvojë”-365 fjalë të urta, 2018[2]

Referimet

Redakto
  1. ^ ""Mevlyde Mezini Saraçi"". Kosovo oral history (në English). 21 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ ""Mevlyde Mezini Saraçi"". Ora Shqiptare (në Gjuhe Shqipe). 12 gusht 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)