Mexhid Mehmeti
Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind më 11 qershor të vitit 1948 në Zhunicë të Preshevës. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë, kurse fakultetin filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.
Disa vjet ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqi-pe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në Preshevë, ndërkaq këtë profesion e ushtroi edhe në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” - “Bujku” (korrespodent nga Kosova Lindore).
Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshe-vës dhe edicionin botues të këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës.
Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gju-hë të tjera. Bashkëpunon gati me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare.
Aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë e Fushë – Kosovë.
BOTIMET. - Megjithëse poezinë e parë (“I tretuni”, kushtuar nënës), e kishte botuar qysh më 1965 në “Zani i rinisë”, si nxënës i shkollës së mesme në Preshevë dhe që nga atëherë vazhdimisht ishte i pranishëm në periodikun tonë, ai veprën e parë poetike arriti ta botojë tek më 1977 në Preshevë dhe gjatë periudhës 1977 – 2007, Mexhid Mehmeti ka botuar këto vepra letrare: “Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lumja”, tregime, (1982), të dyja në botim të klubit letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”, (1984), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup; “Peizazh i ngrirë”, (1994), “Rilindja”, Prishtinë; “Mon-strumiada”, katër drama, (1998), Vatra, Prishtinë; “Presheva”, poemë, (1998) Vatra, Prishtinë; “Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998), Vatra, Prishtinë; “Puthja vrastare”, tregime, (2003), Gazeta Rilindja, Prishtinë; “Hija e korbit”, novela, 2005, Lumi i bardhë, Mitrovicë; “Pikë në zemër”, poezi (2005), Ura, Prish-tinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, (2006), Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë; “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, (2006), Ura, Prishtinë; “Furtuna”, roman (2007), Ura, Prishtinë. Në periudhën 1977 – 2007 Mexhid Mehmeti ka publikuar katërmbëdhjetë tituj, përkatësisht njësi bibliografike, në të cilat janë përfshirë gjithsej tetëmbëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si: poezi, poema (për të rritur e për fëmijë), tregime, novela, romane, drama, me një tirazh të përgjithshëm prej 10.000 copësh.
Bibliografia
RedaktoVeprat letrare
Redakto- Poezi :
- 1977 Klithje e përmallim / Mexhid Mehmeti; (kopertinën e punoi Demir Behluli, ilustrimet janë të Sabedin Etemit). - Preshevë: Klubi letrar “Feniks”, 1977 (Mitrovicë: Progres). - 80 f. 21 cm., Tirazhi 2000. - Kopertina e paluar me shënime biogra-fike dhe me foton e autorit.
- 1977 Frymëmarrje / Mexhid Mehmeti; (kopertinën e pu-noi Smajo Musoviq). - Shkup: “Flaka e vëllazërimit”, 1984 (Shkup: NGBG Nova Makedonija). - 72 f. 20 cm., (Biblioteka “Valët”), Tirazhi 1000
- 1984 Peizazh i ngrirë / Mexhid Mehmeti, (kopertinën dhe ilustrimet i punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Rilindja, 1994 (Prishtinë: “Blendi”). - 80 f.; 20 cm, (Biblioteka Drita), Tirazhi 1000. - Kopertina e paluar me foton e autorit, shënimet biografike dhe me pjesë nga recensionet e Dr. Agim Vinca dhe Sabit Rrustemi.
- 1994 Rikthim dhembjeje / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prog-raf). - 96 f., 12,5 x 20 cm, (Biblioteka: Vatra), Tirazhi 500 – Në kopertinë fotografia e autorit.
- 1998 Pikë në zemër / Mexhid Mehmeti, (Në kopertinë pikturë e huazuar dhe portreti i autorit). - Prishtinë: Ura, 2005 (Prishtinë: Druckart). - 104 f. 20 cm. Shënime për autorin: fq. 99 – 100. (Biblioteka: Metafora). Tirazhi 500, ISBN 9951 – 8559 -1 - 1
- 2005 Presheva, poemë, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Eshtref Qahili). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prog-raf). - 64 f. 12,5 x 20 cm, (Biblioteka: Vatra), Tirazhi 500 – Në kopertinë portreti dhe biografi e shkurtër e autorit
- Poezi për fëmijë :
- 2006 Pallati me yje, poemë për fëmijë, / Mexhid Meh-meti, (Kopertinën e punoi Veli Gërvalla). - Prishtinë: Ura, 2006 (Prishtinë: Druckart). 40 f. 20 cm, (Biblioteka: Kodra e luleve), Tirazhi 500. Biografi e autorit fq. 37 – 38. Portreti i autorit i punuar nga D. Behluli
- Prozë :
- 1982 Lumja, tregime, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën dhe portretin e autorit i punoi Ismet Jonuzi). - Preshevë, KL “Feniks”, 1982 (Preshevë: Grafoflex). 84 f. 20 cm, (Biblioteka: Feniks), Tirazhi 1000. Shënime për autorin: fq. 80 - 81, Parathënia: Jonuz Fetahaj
- 1982 Puthja vrastare, tregime, / Mexhid Mehmeti, (Koper-tinën dhe portretin e autorit i punoi Eshtref Qahili). - Prishtinë: Gazeta Rilindja, 2003, (Prishtinë: Druckart). 136 f. 20 cm.
(Biblioteka: Tregime). Shënime për autorin: fq. 134
Tirazhi 500
ISBN 9951 – 01 – 031 – 8
2003
MEHMETI, Mexhid
3. Hija e korbit, novelat: “Zgavella e hutinit” dhe “Hija e korbit”, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Eshtref Qahili). - Mitrovicë: Lumi i bardhë, 2005 (Prishtinë: Druckart). 120 f. 20 cm. (Biblioteka: Novela).
Shënime për autorin: fq. 115 – 116
Tirazhi 500
ISBN 9951 – 8599 – 1 – 7
2005
MEHMETI, Mexhid
4. Shtatë ditë pas vdekjes, roman, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: LSHK, 2006 (Prishtinë: Druckart). - 120 f. 20 cm. (Biblioteka: Proza). Çmimi “Hivzi Sulejmani” për prozën më të mirë të vitit 2006.
Tirazhi 500. Në kopertinë të paluar portreti i autorit i punuar nga Ismet Jonuzi. Parathënie: “Loja mes jetës dhe vdekjes”, recension nga Prend Buzhala. Shënime për autorin: fq. 116 – 117
ISBN 9951 – 414 – 08 – 7
2006
MEHMETI, Mexhid
5. Furtuna, roman, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Ura, 2007 (Prishtinë: Druckart).
(Biblioteka: Romani)
Në kopertinë të paluar fotografia e autorit dhe shënimet biografike.
ISBN 978 – 9951 – 512 – 04 – 6
Tirazhi 500
2007
MEHMETI, Mexhid
Drama :
1998
MEHMETI, Mexhid
1. Monstrumiada, dramat: Zibardhët, Monstrumiada, Ëndërroj për një ditë dhe Vdekje e hijshme, kjo e fundit dramë me temë nga balada Hasan Aga dhe Çika Potureshë. / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prograf). Në kopertinë fotografia me shënime për autorin. (Biblioteka: Vatra). Tirazhi 500.
1998
MEHMETI, Mexhid
(Drama “Zibardhët” është inskenuar në vitin 2000 nga Teatri “Sandër Prosi” i Mitrovicës, regjinë e së cilës e bëri Halit Barani. Po atë vit drama u shfaq edhe në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, në të cilin aktorja Çamërije Ceraja mori çmimin për rolin më të mirë të femrës. Nga e njëjta trupë artistike dhe me të njëjtin regjisor më 2007 u inskenua edhe drama “Ëndërroj për një ditë”, me të cilën ky Teatër mori pjesë në Festivalin e Fushë – Kosovës)
Poezi të botuara nëpër gazeta,
revista, antologji...
1965 – 2007
RILINDJA - PRISHTINË
1. Nata hesht në mua, 30 prill dhe 1 e 2 maj 1970
2. Mos më thuani Promethe e as Zot të mëkatit, 1970
3. Nuk di të thur vargje për dashuri, 30 janar 1972
4. Nata sy e syri lot,
5. Lyra,
6. Gjurmët,
7. Siluetat,
8. Hijet,
9. Pse të rrojmë bashkë, 1999, çmimi i dytë në “Takimet Kadri Kadriu” në Besianë.
10. Si herët patëm harruar, 2000
ZËRI I RINISË - PRISHTINË
1. I tretuni, 1965
2. Shkëndijat e syve, 1867
3. I vetmuem, 1967
4. Kthimi, 1967
5. Ku?..., 1967
6. Si?..., 1967
7. Rrugë e gjatë,
8. Bulza kujtimi,
9. Unë do të vi,
10. Po të them për të njëqindtën herë,
11. Ndarja e përditshme,
12. Horizonti, 30 mars 1974
13. Sytë, 30 mars 1974
14. Dëshirë,
15. Përrallë, 19 maj 1984
16. Largësi, 19 maj 1964
17. Ëndërrim, 19 maj 1984
18. Poezi kushtuar G. Tërbeshit (Pa datë e pa titull!)
BOTA E RE - PRISHTINË
1. Si?, qershor 1968
2. A thua?, qershor 1968
3. Kah?, qershor 1968
4. Kënga rritet në mua, 16 janar 1970
5. Dëshirë, (rondel në trio), qershor 1971
6. Kujtim pranveror, 15 qershor 1977
7. Kurrë nuk e shkrova vargun që desha, 15. X. 1982
8. Yllkë e dashur, 1 prill 1982
9. Ç'të duhet parajsa, 25 maj 1982
10. Dëshiroj,
11. Vdekja e virgjëreshave, 1990
FLAKA E VËLLAZËRIMIT - SHKUP
1. Grua,
2. Pritja,
3. Unë i paemër,
4. Me erërat të bëhem një,
5. Harrim hapash,
6. Hape dritaren,
7. Kuq, kaltër, bardh...,
8. Braktisje,
9. Vjeshtë e pakuptimësi,
10. Kllapi,
11. Largësi 1- 6,
12. A ka vend,
13. Ai vdiq pak pa lindur dielli, (variant)
14. Ai nuk do të kthehet,
15. Më thuaj o mik të vërtetën,
16. Mendim,
17. Këngë dhembje,
18. Kthimi në fshat,
19. Ti zog, 28 shkurt 1982
20. Ai vdiq pak pa lindur dielli, 28 shkurt 1982
21. Ëndërr, 12 dhjetor 1982
22. Braktisje e rreme, 12 dhjetor 1982
23. Kjo është po ajo shtëpi, 3 prill 1983
24. Pse mbyllin sytë kur dashurohen, 3 prill 1983
25. Hape dritaren mik, 3 prill 1983
26. Do ta rrënojmë murin, 14 shtator 1992
27. Kohë e pakohë, 14 gusht 1992
JETA E RE - PRISHTINË
1. Ndarja, nr. 3 – 1969
2. Duro shkëmb, nr. 2 - 1970
3. Dhembje e lot, nr. 3 – 1970
4. Malli, nr. 1 - 1970
5. Mos..., nr. 1 - 1970
6. Nënë, dhembja ime, nr. 1 – shkurt 1970,
7. Ti je liri për të gjithë, nr. 4 - 1970
8. Gjethet ma përkujtojnë vdekjen tënde, nr. 1 – 1971
9. Shtigjeve të ditëve, nr. 6 – dhjetor 1971
10. Përherë me ty, nr. 1 – shkurt 1972
11. Erë mikluese, nr. 6 – dhjetor 1976
12. Vjeshtë e shëmtuar, nr. 6 – dhjetor 1976
13. Kur flet shpirti, nr. 6 – dhjetor 1976
14. Shndërrimi në lulediell, nr. 6 – dhjetor 1976
15. Kënga për dashurinë e panisur, nr. 4 – 1980
16. Në dhomën time, nr. 4 – 1980
17. A të kujtohen, nr. 4 – 1980
18. Ëndërrim, nr. 4 – 1980
19. Do të kalojnë ditët, nr. 1-2, 1981
20. Në botën time, nr. 1-2, 1981
21. I panjohuri, nr. 1-2, 1981
22. Frymëmarrje, 1 – 8, nr. 6 – 1981
23. Ec e mos plas, nr. 4 - 1999
24. Për inat, nr. 4 - 1999
25. Vdekjejetë, nr. 4 - 1999
26. Ritual apo..., nr. 4 - 1999
27. Zhgjëndërr, nr. 4 - 1999
JEHONA – SHKUP
1. Nëpër shtigjet e ditëve n'kalim, nr.8 - 1972
2. I panjohuri, nr. 9-10, 1983
3. Kalimtari, nr. 9-10, 1983
4. Asgjë e jashtëzakonshme, nr. 9-10, 1983
5. Kush tha ai nuk e di, nr. 9-10, 1983
6. Në katundin tim, nr. 4 - 1984
7. Kjo është po ajo shtëpi, nr. 4 - 1984
8. Gjërat për të cilat shkruaj, nr. 4 – 1984
KOHA – PODGORICË
1. Gjërat për të cilat shkruaj, nr. 1 – 1984
2. Fjalë dreqi, nr. 1 - 1984
3. Sërish këngë, nr.1 – 1984
STILI – SHKUP
1. Orë e ligë, nr. 17-18, 2001
FJALË E VALË – MITROVICË
1. Mbretëria e heshtjes, qershor 2007
2. Lodhje të errëta, qershor 2007
3. Heshtja peng, qershor 2007
4. Mos i preni lisat, qershor 2007
5. Fjalën dua ta var, qershor 2007
6. Për inat, qershor 2007
7. Ec e mos plas, qershor 2007
8. Të mallkuarit, qershor 2007
9. Karpatasit, qershor 2007
10. Si të dalim në verë, qershor 2007
11. Kasnecët e lirisë, 1-9, nr. 10 – qershor 2007
FJALA - PRISHTINË
1. Vjeshtë e shëmtuar, 1973
2. Në shpirtin e detit, 1973
3. A mund të bëhem furtunë, 1-15 korrik 1976
4. Klithjet, 1-15 korrik 1976
5. Vargje që s'munda t'u jap fund, 1-15 korrik 1976
6. Më duhen një palë shkallë, 15 shtator 1977
7. Kur flet shpirti, 15 shtator 1977
8. Shndërrimi në lulediell, 15 shtator 1977
9. Dy motra, 12-15 qershor 1982
10. Nëse nuk e di të vërtetën, 12-15 qershor 1982
JEHONA – BUJANOC
1. Cila je, qershor 1992
2. Ashtu he burrë, gusht 1992
3. Dënim, dhjetor 1992
4. Paradoksale, dhjetor 1992
5. Dielli do të lind në katin e shtatë, 1993
6. Kroi i Idriz Seferit, prill 1994, (çmimi i dytë në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë) 7. Si arrite në Vlorë, prill 1994, (e shpërblyer në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë) PLEJADA – PRISHTINË
1. Endacaku i rrugëve, qershor 1970
2. I zhdukur në dukuri tërthorazi, nr. 6, 1971
(Hyrje), (Bashkëdyzimi), (Intime), (Pyetja), (Kontakt), (Zilia), (Enigma), (Pritja), (Urrejtja), (Dyshimi), (Tragjedia), (Përzier-ja), (Mbytja), (Tërthorazi), (Post skriptum)
PANORAMA - PRESHEVË
1. Grimca kujtimesh të gurëzuara, I – XII, nr.2, 1980
2. Fluturim i ri, nr.1, 1979, (e shpërblyer në konkursin letrar me rastin e ditës së komunës së Preshevës)
ARS – SHQIPËRI
1. Formësim hijesh, 25 maj 2003
2. Ende s'jemi për cirk, 25 maj 2003
3.Trashëgimi, 25 maj 2003
4. Veç asaj, 25 maj 2003
5. Natë e gjatë, 25 maj 2003
6. Zemërgur, 25 maj 2003
SHKËNDIJA – PRISHTINË
1. Dhuratë për ditëlindje,
2. Në lëkurë e jashtë saj, 15 qershor 1976
3. Emri im është fjalë e rëndomtë, 15 shtator 1976
4. Diej dëshirash, 13 qershor 1977
5. Pëllumbat, 1 shtator 1977
FILIZAT – PRESHEVË
1. Fan S. Noli, botuar me posterin e Nolit, janar 1974
ARTI – FERIZAJ
1. Para pikturave të “Zef Kolombit”, me rastin e ekspozitës së KAF “Zef Kolombi” të Ferizajt në Preshevë, 18 nën-tor 1973
2. Koha do të thurë lavdi, 1973
ILLYRIA – NJU JORK, SHBA
1. Vdekje e bukur, 27-29 mars 2007
2. Mbijetesë, 27-29 mars 2007
3. Amshim, 27-29 mars 2007
4. Mbetet dashuria, 27-29 mars 2007
5. Mos i preni lisat, 27-29 mars 2007
Poezi për fëmijë:
FJALË E VALË - MITROVICË
1. Pallati me yje, poemë, nr. 13, shtator 2006
2. Palllati me yje, (vazhdim), nr. 14, qershor 2007
PANORAMA – PRESHEVË
1. Ti voglush, nr.1, 1979, (e shpërblyer në konkursin letrar me rastin e ditës së komunës së Preshevës)
Botime të tjera:
I. Me xhaketën kuq e zi, vjersha, SHB “Naim Fra-shëri”, 1982 – Tiranë, përgatitur nga Adelina Mamaqi, Xhevat Beqaraj dhe Odhise Grillo, janë përfshirë 23 poetë të njohur shqiptarë nga trevat e ish Jugosllavisë. Ndërkaq M. Mehmeti është prezantuar me poezitë:
1. Karadaku dhe
2. Klithje e përmallim, variant i shkurtuar njësisë poetike të botuar në librin me të njëjtin titull.
II. Antologji e poezisë moderne shqipe, shqip – Gjermanisht, përgatitur e përkthyer nga Ferdinand Laholli, bo-tuar nga SHB “Doruntina”, Vorlag, Gjermani, ku veç biogra-fisë së shkurtër M. Mehmeti është prezantuar me poezitë:
1. Lamtumirë – Lebewohl dhe
2. Premtim – Ab Hente
III. Psherëtimë për tokën, panoramë letrare e krijuesve të Kosovës Juglindore 1939 - 2003, - I, autor Hysen Këqiku, botuar nga SHB “Kurora”, Gjilan, më 2004 e në të cilën Me-xhid Mehmeti u prezantua me këto poezi:
1. Si herët patëm harruar,
2. Rrugëtim dhe
3. T'i thejmë pasqyrat
Përkthime:
I - Frederiko Garsia Lorka:
1. Gazela e dashurisë së papritur,
2. Gazela e pjesëmarrjes së tmerrshme, “Flaka e vëlla-zërimit”, 30 prill 1970
II - Lubisha Jociq:
1. Kthimi i ushtarëve japonezë në atdhe, “Flaka e vëllazërimit”, 5 shkurt 1984
Poezi të botuara në gjuhën serbokroate:
1. Tuzhna pesma (Këngë pikëlluese),
2. Ipak (Megjithatë)
3. Prvi put (Për herë të parë)
4. Zhelim (Dëshiroj), “Nasha reç”, Leskovc, 1967
Prozë e botuar nëpër gazeta, revista...
BOTA E RE – PRISHTINË
1. Monikë, dhembja ime, Nr. 57, maj 1972
2. Urna e dashurisë, 15 prill 1978
FLAKA E VËLLAZËRIMIT – SHKUP
1. Në stacion, 12 janar 1972
2. Pritje, 29 shtator 1972
3. Zoga, 20 tetor 1972
4. Dashuria, 8 nëntor 1972
5. “Mos... mos...”, 13 maj 1973
RILINDJA – PRISHTINË
1. Ditë e pakuptimtë, 24 shtator 1977
2. Ecje në përtejjetësi, fragment, 25 dhjetor 1999
3. Rrugëtim nëpër Grykë të Urnës, 4 mars 2000
ZËRI I RINISË – PRISHTINË
1. Ai dhe kujtimet, 1977
FJALA – PRISHTINË
1. “Mos... mos...”, 1-15 gusht 1977
SHKËNDIJA – PRISHTINË
1. Nositi, nëntor 2003
2. Ikja, nr. 9, nëntor, 2007
ILIRIA POST – PRISHTINË
1. Dialogu i imagjinuar me vetveten, 23 shtator 2006
2. Fanitja, 10 mars 2007
PAVARËSIA NEWS – PRISHTINË
1. Përshfaqje e mjegullt, 26 mars 2007
ILLYRIA – NEW YORK
1. Tuna, fragment nga romani “Furtuna”, 30 prill 2007
LAJM exkluzive – PRISHTINË
1. Ëndrra, 14 korrik 2007
FOKUS – PRISHTINË
2. Ndeshtrasha, 31 gusht 2007
FJALË E VALË – MITROVICË
1. Dialog me vetveten, fragment, nr.5, prill 2003
2. Gjetja e Atlantidës, nr.6, qershor 2003
3. Fjalë kafenesh, nr.7, shtator 2003
4. Transformimi, nr.8, dhjetor 2003
5. Puthja vrastare, nr.9, mars 2004
6. Hija e korbit, novelë, nr, 11. shtator 2004
7. Zgafella e hutinit, novelë, nr.12, dhjetor 2004
8. Kalvari, fragmente romani, nr. 14, qershor 2007
PANORAMA – PRESHEVË
1. E urrente vjeshtën, tregim, Preshevë, nr. 1, 1979
JETA E RE – PRISHTINË
1. Shtatë ditë pas vdekjes, fragmente, nr.3 - 4, 2003
JEHONA E RE – SHKUP
1. Urna e dashurisë, (Në vend të prologut), Ëndrra, INTERMEXO I, Puthja vrastare, INTERMEXO II, Gjetja e Atlantidës, INTERMEXO III, Përfytyrimi, INTERMEXO IV, Ëndrra në ëndërr, INTERMEXO E FUNDIT, (Në vend të epilogut)
JEHONA – BUJANOC
1. Gabim, qershor 1992
Recensione, vështrime, prezantime...
RILINDJA - PRISHTINË
1. Vepër me dimensione kuptimore të konkretësisë e të aktualitetit, (katërvjetori i vdekjes së B. Musliut), 1.07. 2000
2. Krijues me ideal e vizion të qartë kombëtar, (dhjetë vjetori i vdekjes së N. Duraku), 25 tetor 1999
3. Ti nuk je lajmësi memec, Halil Matoshi, (përkushtim poetit që po dergjej burgjeve serbe), 4 gusht 1999
4. Studiues dhe krijues inventiv, (krijimtaria e Q. Soko-lit), 2000
5. Zjarri si shprehje e qëlluar poetike, (Bedri Halimi: “Cubat fshehin hënën”, poezi, 1999), 2000
6. Vargje që krijojnë atmosferë të nxitjes së mendimit, (Adem Zejnullahu: “Mote hiri”, poezi, 2000), 30 mars 2000
7. Lirizëm i lehtë me metaforë të sforcuar, (Muhamed Kërveshi: “Loti i Kosovës”, poezi, 2000), 25 mars 2000
8. Përjetësim në vargje, (Riza Greiçevci: “Lis me degë”, poema dhe drama “Dasmë në male”, 1999), 1999
9. Shpalim i botës së brendshme shpirtërore, (Hysen Këqiku: “Dritë mbi lotinë”, poezi, 1999), Rilindja, 1999
10. Shpalosje përjetimesh të botës intime, (Shqipe Hasani: “Shiu i vetmisë”, poezi 1997), 1999
11. Poezi e frymëzuar nga mitet, (Arben Ibrahimi: “Rrjedhës së Kokitit”, poezi 1999), 9 tetor 1999
12. Libër për vitin biblik shqiptar 1999, (Ali Podrimja: “Dielli i zi”, shkrime publicistiko-eseistike, 2000), 4 maj 2000
13. Pasqyrim i realtë i jetës përplot vuajtje të femrës shqiptare (Punëtorie Muça – Ziba: “Te logu i cucës”, tregime, 1988
14. Konstruksione përmes vetërrëfimit, (Shkëlzen Zhubi: “Përjetime të hidhura”, tregime, 1997), 3 prill 2000
15. Ide episodike brenda syzheut të rrëfimit të shkurtër, (Hajrulla Misini: “Letërnjohtimi i pagjumësisë, tregime 1998), 1999
16. Tituj simbolikë me domethënie të caktuar, (Nebil Duraku: Kompleti i veprave, 1998), 2 nëntor 1999
17. Dëshmi e përgjakjes makabre të rrugës së lirisë, (Nusret Pllana: “Rruga e lirisë”, album – ditar, 2000), 2000
18. Kronikë e kulturës materiale e shpirtërore të shqip-tarëve të Preshevës, (Xhemaledin Salihu: “Kultura shqiptare në Preshevë 1945 – 1995”, monografi 1999), 2000
19. Dëshmi të një kohe makabre të vlefshme për Tribu-nalin e Hagës, (Ali Sh. Berisha: “Bashkia e Llukarit”, monogra-fi II, 2000), 18 korrik 2000
20. Libër për ata që u tretën hapësirave të Samsunit, (Dr. Ali Jakupi: “Për ata Kosova është ëndërr – Shqiptarët në Vilajetin e Samsunit”, udhëpërshkrime – ese, 1998), 6. 10. 1999
21. Vlerësime kompetente për vepra dhe autorë të zhan-reve të ndryshme, (Shyqri Galica: “Mesazhi kritik”, ese dhe kritika, 1999), 1999
22. Gërshetim metaforik i së kaluarës dhe i së tashmes në syzheun e një romani, (Dardan Lekë Dreni: “Le tresor sacre des Dardanies” (Thesari i shenjtë i dardanëve), roman, Paris 1999), 2000
23. Arketipet poetike të Borhesit, shkrim eseistik për Borhesin, 2000
JETA E RE – PRISHTINË
1. Konstruksione përmes vetërrëfimit, (Shkëlzen Zhubi: “Përjetime të hidhura”, tregime, 1997), numër i veçantë, 2000
SHARRI – OPOJË
1. Zjarri si shprehje e qëlluar poetike, (Bedri Halimi: “Cubat fshehin hënën”, poezi, 1999), 2000
Veç këtyre recensioneve, Mexhid Mehmeti, në faqet e “Rilindjes” botoi mbi 100 vitrina librash me të cilat prezantoi po aq vepra të botuara gjatë periudhës kohore 1999 – 2000
Pas luftës në Kosovë, me themelimin e Radio Rilindjes, Mexhid Mehmeti çdo javë drejtoi emisionin letrar njëorësh ”Një orë me krijues”, në të cilin, për një vit të tërë shpalosi qin-dëra vepra letrare nga autorë të ndryshëm. Gjithashtu, gjatë punës në profesionin e gazetarit në “Rilindja”,“Bujku”, “Flaka e vëllazërimit”, “Jehona” etj., botoi rreth 5000 artikuj të llojeve të ndryshme duke filluar nga lajmet e thjeshta, raportet, komentet, reportazhet, e deri tek fejtoni.
Recensione, vështrime dhe shkrime të tjera për veprën letrare të Mexhid Mehmetit
1. Jonuz Fetahaj: Frymëzim çasti... (Recension për librin me poezi “Klithje e përmallim”), Fjala, 1 qershor 1977
2. Hasan Emërllahu: Rënkimet e poetit për njerëzit e djegur (recension për vëllimin poetik “Klithje e përmallim”), Panorama, Preshevë, nr. 2, 1980
3. Resul Shabani: Përjetimi i akcentuar poetik (Shkrim për librin me poezi “Klithje e përmallim”), Flaka e vëllazërimit, Shkup, 16 prill 1978
4. Ahmet Selmani: Vrulli i një shqetësimi poetik (Vështrim për përmbledhjen me poezi “Frymëmarrje”), Flaka e vëllazërimit, shkup, 21 janar 1987
5. Ramadan Musliu: Pak poezi, pak improvizim (Mexhid Mehmeti “Frymëmarrje”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1984), “Rilindja”, Prishtinë, 2 mars 1985
6. Dr. Agim Vinca: Recension për librin me poezi “Peizazh i ngrirë”, dorëzuar SHB “Rilindja”, pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e paluar të librit
7. Sabit Rrustemi: Recension për librin “Peizazh i ngrirë”, dorëzuar Rilindjes, pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e paluar të librit
8. Dr. Nehas Sopaj: Konglomerat frymëzimesh poetike, (Vështrim për vëllimin me poezi “Peizazh i ngrirë”), Flaka e vëllazërimit, Shkup, 24 gusht 1994
9. Shpend Halili: Lirikë e motivuar nga lashtësia (Re-cension për vëllimin poetik “Peizazh i ngrirë”), Rilindja – Bujku, 9 korrik 1994
10. Hasan Bunjaku, fjalë e përgatitur me rastin e promovimit të librit “Peizazh i ngrirë” në Gjilan më 1994
11. Jakup Ceraja: Poezi, ku mendimi dominon mbi ndjenjën, (Vështrim për vëllimin me poezi “Rikthim dhembjeje”), Rilindja, 1999
12. Jonuz Fetahaj: Presheva – dhembje apo krenari e poetit (Recension për poemën “Presheva”), Fjala, nëntor 1999
13. Ejup Ceraja: Pika në zemër si metaforë e dykuptimshme (Vështrim për vëllimin poetik “Pikë në zemër”), Focus, Prishtinë, 26 janar 2007
14. Mirsad Kuteli: Pezmin dhe ngashërimin i mposht dashuria, (për librin poetik “Pikë në zemër”), Lajm, 17.10.2005
15. Rrustem Geci: Poeti i gjakut të fisëm, (Ese letrar për poetin Mexhid Mehmeti), Epoka e re, Prishtinë, 16. 06. 2007
16. Bilall Maliqi: Aventurat e Vogël Madhit dhe heroizmat e tij, (shkrim për poemën për fëmijë “Pallati me yje”), Perspektiva, Bujanoc, 2 prill 2007
17. Ejup Ceraja: Simbolika e një poeme (Mexhid Mehmeti “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, URA, Prishtinë, 2006), Lajm, Prishtinë, 27 tetor 2007
18. Jonuz Fetahaj: Preokupimet prozaike të një të riu, (Vështrim për vëllimin me tregime “Lumja”), Fjala, 15.X. 1983
19. Jonuz Fetahaj, recension i botuar si parathënie në vëllimin me tregime “Lumja”, 1982
20. Ejup Idrizi: Perla të tregimit të sotëm shqiptar, recension për librin me tregime “Puthja vrastare”, Fjalë e valë, Mitrovicë, nr. 9, mars 2004.
21. Prend Buzhala: Loja e jetës me vdekjen (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, botuar edhe si parathënie e librit), Focus, Prishtinë, 8 shtator 2006
22. Berat Daka: Dhembje për jetën e gjallë / Humbja në jetën e vdekjes / Dhembja për të tashmen / Frika nga e ardhmja (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Focus 1 dhjetor 2006 dhe Epoka e re, Prishtinë, 2 dhjetor 2006
23. Reshat Sahitaj: Pa dashuri nuk ka jetë (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Epoka e re, Prishtinë, 14. 10. 2006
24. Bilall Maliqi: Shtatë ditë pas vdekjes – roman me cilësi të larta artistike letrare, ( shkrim për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Perspektiva, Bujanoc, 9 tetor 2006
25. Bilall Maliqi: ”Aventurat e Vogël Madhit dhe heroi-zmat e tij”, “Diellori”, Bujanoc, nr.4, tetor 2007
26. Dr. Hysen Matoshi: Arsyetim me shkrim, i nënshkruar edhe nga Dr. Rifat Ismajli dhe Mr. Kadrush Radogoshi, për dhënien e çmimit letrar “Hivzi Sulejmani” veprës Shtatë ditë pas vdekjes, Takimet “Hivzi Sulejmani”, tetor 2006
27. Dr. Hysen Matoshi: Rrëfimi paralel si procedim, recension i lexuar në takimet letrare të LSHK-së “Hivzi Sulej-mani” - 2007, me rastin e promovimit të romanit “Furtuna” të Mexhid Mehmetit. “Zëri” nr. 2453, Prishtinë, 26 dhjetor 2007, botuar edhe në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria në New York, janar 2008
28. Mirsad Kuteli: Dy novela të Mexhid Mehmetit “Hija e korbit”, (shkrim për librin me novela “Hija e korbit”), Lajm, Prishtinë, 2005
29. Prend Buzhala: Rituali tragjik i monstrumiadës, (Recension për tetralogjinë me katër drama “Monstrumiada”), Rilindja, Prishtinë, 1 korrik 2000
30. Dr. Nebi Islami: Depërtimi i suksesshëm në thelb të problemit (Segmente përmbajtësore nga drama “Vdekje e hijshme” e Mexhid Mehmetit), Rilindja, 4 dhjetor 1999
31. Dr. Nebi Islami: Fjalë për krijimtarinë dramatur-gjike të Mexhid Mehmetit, mbajtur në promovimin e veprave letrare të këtij autori në Panairin e Librit në Gjilan më 17 tetor 2007
32. Berat Argamedoni: Jetët nëpër tekste, tekst i lexuar me rastin e promovimit të krijimtarisë së Mexhid Mehmetit në Panairin e Librit të Gjilanit, të hapur më 16. 10. 2007. “Epoka e re”, Prishtinë, 18 tetor 2007
33. Prend Buzhala: Kumtesë për poezinë e Mexhid Mehmetit, lexuar në promovimin e krijimtarisë letrare të tij në Gjilan, më 17 tetor 2007
34. Ejup Idrizi: Kumtesë për poemën “Pallati me yje” të Mexhid Mehmetit, mbajtur në Gjilan, më 17 tetor 2007
35. Beqir Musliu: Recension i pabotuar për dramën “Zibardhët”
36.Shkëlzen Halimi: Recension për dramën “Zibardhët”
P.S. Për librat e Mexhid Mehmetit u botuan edhe dhjetëra prezantime të tjera në rubrikën “Vitrina e librit” nëpër gazetat tona. Ndërkaq, shkrimet për veprat e këtij autori, u botuan edhe nëpër libra të veçantë të autorëve të ndryshëm si:
1. Dr. Nebi Islami: Historia dhe poetika e dramës shqiptar (1886 – 1996), I, II, ARTC, Prishtinë, 2003. (Shkrim për dramën “Vdekja e hijshme”, të botuar në vëllimin me drama “Monstrumiada”)
2. Prend Buzhala: Odeoni i fjalës, Gazeta Rilindja, Prishtinë, 2003 (Rituali tragjik i monstrumiadës, recension për tetralogjinë me drama Monstrumiada” të botuar nga “Vatra”, në Prishtinë më 1988)
3. Shpend Halili: Perspektiva modeluese, Iliriku, Prish-tinë, 1997. (Motivim nga lashtësia, vështrim për vëllimin poetik “Peizazh i ngrirë” të botuar nga “Rilindja”, më 1994)
4. Hasan Hasani: 1. Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 1990, “Shkëndija”, Prishtinë, 1994, (e ribotuar edhe më vonë), 2. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003
5. Grup autorësh: Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, Fjalor enciklopedik, UGPV, Tiranë, 2005
6. Halit Barani: MBRETËRIA E TALIAS, Lindja dhe shkëlqimi i Teatrit të Qytetit “Sandër Prosi” - Mitrovicë, (1978 – 2003), Mitrovicë, shtator 2003
7. Demir Behluli: Portrete shkrimtarësh, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Fondacioni Kulturor i Kosovës “Nëna Terezë”, Prishtinë, 2002 etj.
8. Sevdije Ahmeti, Amedan Jani, Musa Gërguri: “Jeta e re” – bibliografia 1949-1979, Prishtinë 1979 9. “Jeta e re”, jubilar 1949-1999, nr.4, Prishtinë, 2002 Për krijimet e Mexhid Mehmetit, të botuar aty – këtu nëpër revista të ndryshme, shkruajtën edhe Hasan Mekuli, Ali Sutaj, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Emin Kabashi, Ali D. Jasiqi, Ferid Selimi, Riza Haziri, Ragip Sylaj, Vehbi Bajrami dhe ndonjë tjetër...
P.S. Biobibliografia u hartua duke u bazuar në dokumentacionin jo të plotë të autorit, duke mos u përfshirë mjaft shkrime të botuara në periodikun tonë, sidomos në atë të Shqipërisë dhe të trevave të tjera shqiptare jashtë Kosovës.