Meze e kombinuar me sallatë jeshile
Sallata jeshile e grirë hollë ose gjethet nga zemra e sallatës në formë luleje vendoset në mes të pjatës, rrethepërqark saj vihen mortadel, djathë kaçkavall, gjuhë e zier ose proshutë e prerë hollë. Në kohën e ngrënies sallata spërkatet me vaj e uthull të përzier me kripë e me piper.
Për një pjatancë për 8-10 persona nevojitet :
Sallatë jeshile 500 g, mortadel 150 g, kaçkavall 150 g, gjuhë ose proshutë 150 g, vaj 3-4 lugë gjelle, uthull 2-3 lugë gjelle, kripë, piper, majdanoz sipas dëshirës.