Mia Brunell Livfors

Maria Kristina "Mia" Brunell Livfors (1965) është një biznesmene suedeze.[1] Ajo është drejtore ekzekutive (CEO) në "Axel Johnson AB", një grup kompanish private në pronësi familjare të përqendruara në tregti dhe shitje me pakicë me një qarkullim prej 66 miliardë SEK në 2014.

Ajo ishte më parë drejtore ekzekutive (CEO) për Investment AB Kinnevik nga 2006-a deri në 2014-ën. Gjithashtu, ka qenë drejtore finance (CFO) në Modern Times Group AB (MTG) nga 2001-shi deri në 2006-ën.[2] Ndërsa nga 1992-shi, ajo ka punuar në Kinnevik dhe MTG. Ajo ka qenë anëtare e bordeve në kompani si: Tele2 AB, Modern Times Group MTG AB, Millicom International Cellular S.A., CDON Group AB, Transcom Worldwide S.A, H&M AB, BillerudKorsnäs AB, Axel Johnson AB, Metro International SA, Invik & Co AB dhe Zalando. Për një farë kohe, ajo ka qenë kryetare e OJQ-së "Reach for Change", e cila përqendrohej në mbështetjen e sipërmarrësve socialë që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë.

Mia Brunell Livfors ka studiuar administrim-biznes në Universitetin e Stokholmit nga 1985 deri 1989.

Referime

Redakto
  1. ^ Chef testar Mia Brunell Arkivuar 2010-08-28 tek Wayback Machine, Chef.se 2009-07-27 (në suedisht)
  2. ^ "Årets Ruter Dam 2006: Mia Brunell, VD för AB Kinnevik" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 2014-08-08. Marrë më 2013-06-26.