Microsoft XNA al
XNA është një platformë e gjeneratës-së-re për zhvillim të aplikacionit. Ajo është një katalizator i një ekosistemi të shkëmbyeshëm të veglave software-ike dhe teknologjive të Microsoft-it dhe kompanive të zhvillimit të lojërave. Duke mundësuar integrimin e risive software-ike ndërmjet platformave të Microsoft-it dhe industrisë, XNA-ja formon një hapësirë të përbashkët që i çliron zhvilluesit e aplikacioneve nga shpenzimi i tepërt i kohës për të shkruar kod të përsëritur. Për më tepër, XNA u mundëson krijuesve të lojërave, ta shpenzojnë kohën e tyre aty ku duhet më së shumti: në kreativitetin, gjë që i bën lojërat e tyre të dallueshme.
XNA Framework-u i Microsoft-it na siguron një mori veglash të fuqishme, që u mundëson ekipeve zhvilluese të çfarëdo niveli, filluar nga zhvilluesit individualë e deri te ekipet e pavarura të mëdha, që shumë shpejt të mund të zhvillojnë lojëra kualitative, të performancave të larta për platformat e shumta të lidhura me Microsoft-in.
Zhvilluesi(t) | Microsoft |
Publikimi | 14 Mars 2006 |
Versioni aktual | 4.0/12 qershor 2010 |
Platforma(t) | Microsoft Windows, Xbox 360,
Zune, Windows Phone 7 |
Licenca | Pa pagesë |
Uebsajti | create.msdn.com |
Hyrje
RedaktoPak histori
RedaktoNë grafikat e kompjuterëve të mëhershëm, kartelat grafike ishin vetëm 2D (dy-dimensionale). Lojërat krijonin një kornizë (model, strukturë) duke i vendosur ngjyrat e pikselëve në memorien e kartelës grafike, e më pas duke i kërkuar kartelës që të bëjë aktiv një buffer, sipas një metode të quajtur frame buffering. Nëse loja ishte 3D (tri-dimensionale), do të thoshte se programuesit është dashur të shkruajnë metoda të konvertimit nga 2D-në-3D, ndonjëherë në gjuhen C, e më shpesh në Assembly, për të prodhuar modele 2D nga burimet 3D.
Fatmirësisht, ne nuk jemi më në vitin 1980, dhe sot, kartelat grafike janë të tilla që përfshijnë përpunimin e imazheve 3D. Me ndihmën e XNA, tani është e mundur shkruarja (programimi) e lojërave 3D me efekte (performanca) të larta, nëpërmjet kodit të administruar, e që do të mund të punojë në Windows PC dhe XBOX 360. Zhvillimi i lojërave 3D kurrë nuk ka qenë më i lehtë, por kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë është aq thjeshtë!
XNA Framework
RedaktoMe publikimin e Windows 95-shit, Microsoft-i gjithashtu bëri të njohur DirectX Ndërfaqen për Programim të Aplikacionit (API), e cila u mundësoi aplikacioneve të bazuara në Windows të mund të harmonizoheshin në mënyrë më të drejtpërdrejtë me hardware-in grafik të sistemit. Para DirectX-it, shumë lojëra zhvilloheshin në MS-DOS, ngase grafikat e bazuara në Windows ishin tejet të ngadalshme për shumicën e nevojave të lojërave.
Megjithëse më shpejtë, të punuarit me DirectX API mund të ishte sfiduese. DirectX SDK-ja (Kutia për Zhvillim Aplikacioni) është e orientuar në gjuhën C++, pa përkrahje me ndonjë version zyrtar për gjuhët tjera programuese. Zhvilluesi gjithashtu ballafaqohej me sasi të madhe të punës në prapavijë, që të mund ta sillte një projekt DirectX në një pikë ku të mund t'i shfaq imazhet në ekran, para se të mendonte për logjikën e lojës.
Në vitin 2002, Microsoft-i publikoi Managed DirectX, si një ndërfaqe kundrejt API, nga hapësira e re zhvilluese e tyre .NET. Korniza .NET përbëhet nga një grumbull librarish të kodeve që kryejnë detyra të caktuara programimi, dhe nga CLR (Common Language Runtime), që mundëson që kodi i shkruar në gjuhë të ndryshme .NET (përfshirë Visual Basic .NET dhe C#) të mund të përpilohet (compile) në kod të zakonshëm. Në mënyrë që të përkrahë pajisjet si telefonat Windows Mobile, është krijuar një nëngrup i .NET Framework-ut, i quajtur .NET Compact Framework. Ky i fundit, i njohur si .NET CF, i largoi komponentet e Framework-ut të plotë në mënyrë që të ruhej hapësira memoruese e pajisjeve portabile.
Gjersa Managed DirectX 2.0 ishte në fazën beta, projekti qe anuluar, dhe në vend të tij ishte publikuar Microsoft XNA. XNA-ja përbëhet nga XNA Framwork-u, një grumbull librarish të kodeve për të bërë punë të tilla si përpunime grafike, zanore dhe të tjera të lidhura me lojëra, dhe nga XNA Game Studio, një shtesë e Visual Studio C# që përfshin një numër shabllonesh (mostrash) për ta shfrytëzuar XNA Framework-un. Këto mostra përfshijnë unaza të integruara lojërash, metoda të shpejta (dhe të lehta) të paraqitjes së pamjeve, përkrahje e plotë e 3D modeleve, dhe një qasje të thjeshtë në tipet e ndryshme të pajisjeve hyrëse.
Ç'është XNA Framework?
RedaktoKompjuterët janë vërtetë makina mahnitëse. Vetëm mendimi se si kompjuterët modernë fillojnë me asgjë tjetër pos 0-ve dhe 1-ave dhe përfundojnë me veglat që i përdorim për punë të përditshme, është thjeshtë fascinues. Ndoshta asgjë tjetër nuk e bën të shfrytëzojë fuqinë e kompjuterit dhe ta tërheqë vëmendjen e përdoruesit, më mirë se një lojë e mirë kompjuterike. Që nga ditet e hershme të Pong-ut, e gjer në titujt e ditëve të sotme, lojërat kompjuterike kanë kapluar imagjinatën e miliarda njerëzve.
XNA është një platformë e fuqishme e zhvillimit të aplikacionit. Ajo u jep mundësi zhvilluesve të paraqesin lojëra të fuqishme, duke luftuar rritjen e kostove të prodhimit dhe kopmleksitetin e vazhduaeshëm-në-rritje të hardware-it.
"Aplikacioni do të jetë forca e vetme dhe më e rëndësishme në zbavitjen digjitale përgjatë dekadës së ardhshme. XNA-ja nënvizon angazhimin e Microsoft-it në industrinë e lojërave dhe dëshirën tonë për të punuar me partnere, për ta ngritur industrinë në nivelin e ardhshëm" - Bill Gates, 24 March 2004, San Jose, California.
XNA Game Studio 3.0
RedaktoXNA Game Studio është një Hapësirë e Integruar Zhvillimi (IDE) për krijimin e lojërave.
XNA Game Studio 3.0 lejon prodhimin e lojërave me cak platformën Zune dhe ka të shtuar përkrahjen për rrjetë për Xbox Live. Versioni final është publikuar më 30 tetor 2008. Përkrah C# 3.0, LINQ-un dhe shumicën e versioneve të Visual Studio 2008.
XNA Game Studio 4.0
RedaktoFillimisht u publikua më 9 Mars 2010, kurse versioni final më 16 shtator 2010. Aty është shtuar përkrahja për platformën e Windows Phone 7, hyrjet për prekje (multi-touch input), etj., si dhe përshtatja me Visual Studio 2010.
Referimet
Redakto- 1. XNA 3.0 Game Programming Recipes, APRES 2009
- 2. Learning XNA 3.0, O'Reilly 2009
- 3. XNA 4.0 Game Development, PACKT 2010