Miho Gjini
Miho Gjini MJESHTËR i MADH, ((20 Mars1938)Piqeras, Himarë, Albania,) studiues, kritik i Artit Skenik, shkrimtar, publicist.
-Biografia- U lind në fshatin Piqeras të Himarës, më 20 Mars 1938 ku kreu dhe shkollën fillore. Studimin e mesëm e kreu në Tiranë në Politeknikumin "7 Nëntori" dhe specializohet edhe një vit tjetër si Teknik Rongeni, për ta ushtruar këtë specialitet në Spitalin Civil të Gjirokastrës. Studimet e larta i kryen në Shkollën e Lartë të Aktorëve, ku diplomohet si aktor, regjisor, me specializim Kritikë Teatri'në vitin 1963. Emërohet si Drejtor dhe Regjisor i Teatrit Profesionist "SKAMPA" të Elbasanit1963- 66, ku realizon dy spektakle:
1-Dramën e autores Finlandeze Hella Vualioki "Justina" -viti 1964
2-Komedinë e Xhon Gollsuorthit "Kutia prej argjendi" -1965
Pas tre vitesh, emërohet me detyrën- Kryeredaktor i revistave, teatri dhe Estradave të Republikës, njëherësh edhe si Pedagog i Jashtëm ne Institutin e Arteve , ku punoi për 12 vite me radhë, deri ne arrestimin e burgosjen e tij për pikëpamje liberale.( viti 1966-1969).
Ne vitin 1969 emërohet si Inspektor i Përgjithshëm i Teatrove dhe Estradave të Republikës së Shqipërisë.
Paralelisht Pedagog në institutin e lartë të Arteve. 1969 - 1976
Në vitin 1976 sistemi komunist e ndëshkon padrejtësisht duke e shkarkuar nga detyra nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës si një mësues i thjeshtë në shkollën e mesme të kulturës Tiranë, për organizimin e festivalit kombëtar të teatrove Udhëheqësi DIKTATOR Enver Hoxha e ndëshkon për ndikime liberale revizioniste së bashku me autorët( Regjizor Mihal Luarasi, Dhe autorin Minush Jero, duke e shkarkuar nga detyra në ministrinë e arsimit dhe kulturës dhe duke e emëruar si mësues i thjeshtë në shkollën e kulturës. Pas dy vjetësh dëbohet dhe internohet në minierën e Memaliajt, Tepelnë (me ankesën e një letre anonime ). Dy vjet më pas në dhjetor të Vitit 1978 arrestohet me akuzën - Agjitacion dhe Propagandë kundër Partisë dhe shtetit.
Lirohet nga burgu në vitin 1982 me amnistinë e përgjithshme.
Pas Amnistisë së vitit 1982 lirohet nga ndëshkimi e i nënshtrohet ndëshkimit tjetër të luftës së klasave, si punëtor krahu, derisa pas shembjes së sistemit totalitar, emigron në Greqi, ku ndodhet dhe sot.
Del në pension si punëtor krahu.
Me vendim të posacem nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë ( President i Republikës Alfred Moisiu)
Rehabilitohet nga Shteti Shqiptar, duke iu dhënë të gjitha të drejtat e duke u nderuar me Urdhrin e Lartë "MJESHTER I MADH" (2005)
Për 15 vite kryesoi Lidhjen e Shkrimtareve e të Artistëve Shqiptare në Greqi, punoi për 10 vjet si Kryeredaktor i Revistës "Pegasi", si edhe redaktor i Antologjive letrare "Shtigjet e Vendlindjes” nga Lukova e Himara.
Mban titullin "Qytetar Nderi i Bregdetit" dhe "Ambasador i Paqes.
Botime
Redakto- "Trokitje në Dyert e Teatrit"- Me studime e kritika per Teatrin (1967)
- "Bijtë e partizanëve",-Dramë për fëmijë (1965)
- "Dashi me Këmborë",-Komedi (1968)
- "Pas Shfaqjes",-Shkrime Kritike për Estradat (1971)
- "Gjemba në Livadhin e shokut Bardhok",-Komedi (1973)
- "Teatri i të Vegjëlve",-Metodikë Regjisoriale (1974)
- "Teatri dhe Koha",-Studime dhe Artikuj Kritikë (1974)
- “ Vdekja e Mjellmës",-Tregime (1995)
- "Mihal Popi. Artist i Popullit,= Monografi (1997)
- "Pasardhësi i Moisiut Naim Frashëri",-Monografi (1998)
- "Adio Xhulia R!", Tregime dhe Novela (2000)
- "Jetë Artistësh",-Portrete: Kujtime, mbresa, biseda, shënime kritike (2001)
- "Një jetë e ndërprerë",-Monografi (2001)
- "Vila e Vetmuar",- Novelë (2002)
- "Dëbimi,-Udha për në Ferr",-Ditar i shkruar në dy kohë, gjatë
vuajtjes së dënimit e pas dënimit. Roman Autobiografik. Trilogji (2003)
- "Arratisja e Kujtesës", Tregime dhe Novela. Pjesa e dytë (2003)
- " Vdekja e Artistit",-tregime dhe Novela. Pjesa e tretë (2005)
- "Një jetë me Teatrin dhe për Teatrin", - Bibliografi (2008)
- "Bisedë me Muzat",-Studime dhe Artikuj Kritikë (2008)
- "Letra nga Spanja",-Roman (2012) përkthyer në gjuhën greke (2014)
- "Diva Shqiptare Margarita Xhepa", - Monografi (2013)
- "Piqerasiotët", Vështrim letrare - Historike për vendlindjen (2013)
- "Shpirti Artistik",-Homazhe, Profile e Studime (2014)
- "Acari i Dashurisë",-tregime dhe Novela (2014)
- "Dy ditë sa për dy shekuj",-Publicistikë. Mbresa udhëtimi (2014)
-"Artisti i Popullit Nikolin Xhoja",- Monografi (2015)
-"55 vjet publicistikë",-Antologji vetjake në shtypin e shkruar (2017)
-"Teatri dhe Letërsia",-kritika e Studime për Artin e Letërsinë (2018)]
-" Piqerasi - Guidë Artistike - 2018
- "10 + 1 Portrete Artistësh" (2020)
- "Mozaik- Studime" (Shkrimtari Artisti Jeta)- 2022
- "Piqerasiotët" -Libri i dytë (1922)
- "Dritëhijet e Skenës dhe Ekranit" - 2023
- "Brezi i artë i aktrimit" - 2024