Mihrije Braha
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Mihrije Braha lindi në Mitrovicë më 15 nëntor 1967. Është këngëtare e famshme dhe e njohur për këngët popullore dhe argëtuese. Ajo është e martuar me këngëtarin e njohur Naim Abazi i cili është dhe udhëheqës i show-t televiziv ''Odeon''. Mihrije Braha ka nxjerrë shumë albume dhe hite muzikore dhe vazhdon të gjejë audiencë që e pëlqen dhe adhuron në krijimtarinë e saj muzikore.
Mirhije Braha | |
---|---|
Emri i lindjes | Mihrije Braha |
Lindi | 15 11 1967 |
Origjina | Mitrovicë |
Zhanret | Pop |
Këngëtare | |
Instrument(et) | Vokal |
Vitet aktik | 1984-85 |
Karriera
RedaktoMihrije Braha njihet për kthesat e mëdha që ka bërë në pamjen e saj, në rrymat muzikore dhe gjithçka sa i përket anës vizuale. Më herët qarkulluan fjalë se mes Mihrijes dhe Naimit kishte një krizë e cila po përjetohej keq. E pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo u përgjigj mjaft e bindur: "Janë vetëm thashetheme. Një artist gjithmonë është aktual dhe kur arrin përtej kulminacionit, del dikush të flasë diçka jo të mirë për të. Madje mund të them se fakti që dukem bukur është edhe meritë e Naimit. Jam një femër me fat që e kam."
Angazhimi shoqëror
RedaktoAjo e di që në Kosovë nuk ka barazi gjinore, dhe nuk pret që me kalimin e kohës meshkujt të bëjnë ndonjë mrekulli. “Është femra ajo që duhet të jetë më e guximshme, ta thotë dhe ta bëjë atë që do dhe për të cilën ka të drejtë. Femrat nuk duhet të presin që gjithmonë të arrijnë diçka vetëm me përkrahjen e meshkujve, duhet të kenë më shumë siguri, sepse mund të arrijnë më shumë”, u bën thirrje Mihrija atyre femrave që jetën e kalojnë nën hijen e burrit. Gjithsesi, në fund ajo nuk heziton të thotë sërish se në familjen e saj të gjithë janë të barabartë, dhe kjo si rezultat i edukatës familjare.