Miklós Haraszti
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.(qershor 2016) |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Miklós Haraszti (2 janar 1945, Jerusalem) është shkrimtar, gazetar, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe profesor universitar hungarez.
Biografia
RedaktoHaraszti studioi filozofi dhe letërsi në Universitetin e Budapestit. Në vitin 1973 nga gjykata e Hungarisë u dënua me kusht për veprën e tij "Pagesat", vepër kjo që trajton kushtet e dobëta të punës në një fabrikë hungareze. Pas kësaj Harasti u detyrua të ikë në ekzil së pari në Gjermani dhe me pas në Francë për t'u kthyer sërish në Hungari në fillim të viteve të 80-ta.[1] Në vitin 1976 ishte bashkëthemelues i Lëvizjes Demokratike Opozitare ndërsa në vitin 1980 u bë redaktor i revistës Beszélő.
Në periudhën 1990–1994 ishte anëtar i parlamentit hungarez. Në periudhën 2004 - 2010 ishte përfaqësues i OSBE-se (OSCE) për Lirinë e Medias. Tani është profesor i Shkollës Ndërkombëtare të Kolumbias në Nju Jork si dhe profesor në Universitetin e Evropës Qëndrore.
Në vitin 2012 u emërua Raportues Special i Kombeve të Bashkuara për Bjellorusinë.[2]
Referime
Redakto- ^ Gervald Herter:Shkrimtari hungarez Miklosh Harasti emërohet i dërguar i posaçëm për mediat pranë OSBE-së 10.03.2004. http://www.dw.com 7.05.2016.
- ^ Shih edhe faqen në gjuhën angleze:Miklós Haraszti 7.05.2016.