Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës
Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës përgatit dhe zbaton politika, të cilat nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik, mundësojnë zhvillimin e biznesit vendas, nxisin bashkëpunimin ekonomik për tërheqjen e investimeve të huaja, garantojnë konkurrencën dhe një treg të sigurt, sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm e perspektiv të burimeve energjetike e minerare të vendit, sigurojnë zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit dhe teknologjisë informative, si dhe garantojnë efiçiencë në administrimin e ndërmarrjeve publike. [1]
Shkurtesa | MZHE |
---|---|
Lloji | ministri qeveritare |
Rajoni i shërbimit | Republika e Kosovës |
Gjuha zyrtare | shqip, serbisht |
Ministër | Valdrin Lluka |
Organizata amë | Qeveria e Kosovës |
Faqja në internet | http://mzhe-ks.net/ |
Organogrami
RedaktoKompetencat
RedaktoMinistria e Zhvillimit Ekonomik (në vijim Ministria), bazuar në Shtojcën 18 të Rregullores Nr.02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka këto kompetenca : - harton politika dhe strategji për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të Republikës së Kosovës;
- mbështet zhvillimin e ekonomisë së tregut, liberalizimin e tregut në shërbimet publike dhe futjen e kapitalit privat në atë publik;
- ndihmon Qeverinë në ushtrimin e të drejtave të Aksionarit të Republikës së Kosovës në Ndërmarrjet Publike Qendrore;
- kryeson Komisionin Ministror për Ndërmarrje Publike dhe përgatit debatin në Qeveri lidhur me çështjet që kanë të bëjnë më Ndërmarrjet Publike;
- punon raportin vjetor mbi performancën e NP, të cilin Qeveria do t`ia paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës;
- shpall një grup të modeleve të rregulloreve dhe një model të kodit të etikës dhe qeverisjes së korporatave për shfrytëzim nga NP;
- përgatit propozim*procedura për mbikëqyrjen e NP Qendrore dhe bën monitorimin e punës së Bordit të Drejtorëve të NP Qendrore;
- përgatit dhe monitoron zbatimin e legjislacionit për sektorin e energjisë dhe minierave, sektorin postar, sektorin e telekomunikacionit, sektorin e teknologjisë informative, si dhe sektorin e mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike;
- përgatit dhe implementon dokumentet e strategjive për sektorin e energjisë dhe Minierave, si dhe dokumentet e balancave të energjisë, sipas legjislacionit në fuqi;
- përgatit politika të Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, si dhe planet e veprimit për këto dy fusha, në përputhje me direktivat përkatëse të BE*së;
- monitoron sistemet e energjisë;
- bashkëpunon në përgatitjen dhe implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në sektorin e energjisë, sektorin e minierave, sektorin postar, sektorin e telekomunikacionit dhe sektorin e teknologjisë informative;
- bashkëpunon me Ministrinë e Financave në funksion të zhvillimit të një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e investimeve në sektorët e përgjegjësive të veta nëpërmjet politikave fiskale, tatimore etj;
- promovon veprimtari që kanë për qëllim zvogëlimin e ndotjes së mjedisit si rezultat i veprimtarive që lidhen me energjinë dhe minierat;
- në bashkëpunim me autoritetet tjera publike dhe institucionet përkatëse, në mënyrë sistematike bën mbledhjen, arkivimin, përpunimin, si dhe i vë në dispozicion të dhënat gjeoshkencore, përkitazi me resurset gjeologjike të Kosovës dhe me kërkesë të Qeverisë i siguron raportet që i ka në dispozicion dhe vlerësimet e ekspertëve lidhur me çështjet gjeoshkencore;
- bashkëpunon me autoritete tjera lidhur me çështjet e minierave dhe mineraleve për ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
- siguron pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat dhe taksat në fushën e telekomunikacionit;
- siguron cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike në fushën e telekomunikacionit;
- krijon politikën e punës për promovimin e konkurrencës në fushën e telekomunikacionit;
- shqyrton nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve në fushën e telekomunikacionit;
- përkrah teknologjinë informative dhe të inovacioneve, siç tregtinë elektronike;
- përkrah qasjen në teknologji për të gjithë qytetarët e Kosovës;
- nxit zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informative;
- shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike në sektorin postar;
- kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik në sektorin e energjisë dhe minierave, sektorin e telekomunikacionit, sektorin postar, sektorin e teknologjisë informative dhe sektorin e mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike;
- bashkëpunon me komunitetin e biznesit dhe asociacionet e biznesit me qëllim të krijimit të një mjedisi atraktiv biznesor;
- kryen punët që i janë caktuar për sektorin ekonomik, sektorin e energjisë dhe minierave, sektorin e teknologjisë informative, sektorin postar, sektorin e telekomunikacionit dhe sektorin për mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike;
- kryen edhe detyra që i janë caktuar ish Ministrisë së Energjisë dhe Minierave;
- kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi