Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave

"Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave" Satira (tregime satirike) me Autor Luan Laze. Shtëpia botuese "Kumi" faqet e librit 160. ISBN 978-99956-48-62-6

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi? Të shkruara me vërtetësi gati dokumentare, krijimet i kanë të dyja. Çdo personazh të këtij libri e njihni, sepse i keni miq, të dashur, shokë dhe të votuar. Kanë ADN-në tuaj, por me vese më shumë se ju. Prandaj janë përfshirë në këtë libër. Ligësia, pangopësia, imoraliteti, pasiguria, injoranca dhe idiotësia, ju kthehet me art, satirë dhe humor. Shikoni katandisjen kur njeriu i thotë lamtumirë vlerave. Ata që ju shkojnë ndërmend, janë personazhet e librit. Nëse nuk i ngjason asnjë, mendoni se autori ka vetëm fantazi të harlisur. Por jo se nuk ka të drejtë. Sepse çdo fjalë apo mendim kundra së keqes, nuk është kurrë më e keqe se e keqja vetë.