Mirazhi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(nëntor 2020) |
Nganjëherë gjatë verës, nën diellin përvëlues, të duket sikur shikon larg në rrugë njolla në ujë që pasqyrojnë qiellin. Këto pamje të pavërteta, që i detyrohen nxehtësisë, përbëjnë atë që quhet mirazh. Uji në rrugë në fakt nuk ekziston. Uji i liqenit pasqyron rrezet e dritës dhe jep shëmbëllimin e përmbysur të bimëve që rriten në brigjet e tij. Edhe një shtresë ajri mund të pasqyrojë rrezet e dritës dhe të japë shëmbëllimin e përmbysur të një pamjeje të largët.
Dukuria e pasqyrimit ndodh kur ajri i mbinxehur nga toka ndeshet me një shtresë ajri të freskët. Sipërfaqja ndarëse vepron si pasqyrë dhe pasqyron.