Miron Baron është profesor i Psikiatrisë klinike në Columbia University College of Physicians & Surgeons.[1] Punon gjithashtuu në New York Presbyterian Hospital – Columbia University Medical Center.[1]

Miron Baron njihet për kërkimet e tij shkencore mbi fenomenologjinë klinike, psikobiologjinë, dhe gjenetikën e shqeteësimeve të humorit. Kërkimi i fushës së tij ka si qëllim zbulimin e mekanizmave gjenetikë dhe të faktorëve të riskut e gjithashtu implikimet e tyre në ngritjen e një diagnoze, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve në fjalë.[1]

Ka botuar mbi 150 artikuj dhe kapituj librash mbi tematikat e fushës së vet.

Komente mbi origjinat e homoseksualitetit

Redakto

Në vitin 1993 Miron Baron M.D. shkruajti një artikull në BMJ (Brtish Medical Journal) ku thoshte se ekzistonte një konflikt mes teorisë së evolucionit dhe determinizmit gjenetik për sa i përket homoseksualizmit. Kjo sepse sipas një pikëvështrimi evolutiv (evolucionar), homoseksualiteti i përcaktuar gjenetikisht do të ishte zhdukur shumë kohë më parë për shkak të riprodhimit të pakët të individëve që mbartnin traktet gjenetike në fjalë.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Columbia Psychiatry: MIRON BARON, M.D. Arkivuar 11 dhjetor 2013 tek Wayback Machine, Vizituar më 16 shtator 2014
  2. ^ BMJ. 1993 August 7; 307(6900): 337–338. Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, Vizituar më 16 shtator 2014