Sheh Mishari bin Rashid bin Garib bin Muhammed el-Afasi (Arabisht: الشيخ مشاري بن راشد بن غريب بن محمد العفاسي) ka lindur në Kuvajt më 5 shtator të vitit 1976. Ai është imam, artist i ilahive (nasheed) dhe kurra i Kur'anit. Ai është i njohur si Ebu Rashid (Arabisht: أبو راشد) që do të thotë babai i Rashidit.

Mishary Rashid Alafasy

Jeta Redakto

Mishary Rishad Alafasy është i njohur për recitimin e tij të bukur të Kuranit. Mishary ka studiuar Kuranin në kolegjinë e Kuranit famëlartë në universitetin e Medinës. Ai e ka memorizuar Kuranin prej 1992 deri 1994 (dy vjetë). Ai është imam i xhamisë së madhe në Kuvajt dhe çdo Ramazan, ai falë namazin e teravisë në këtë xhami.

Shpërblimet Redakto

Më 25 tetor 2008, ai fitoi Oskarin nga "Bashkimi i kreativitetit arab" në Egjipt. Ai u votua më 2012 si recitues më i mirë i Kuranit.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto