Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut"
"Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut" Ekonomi me Autori Selami Xhepa.Shtëpia botuese "UET Press". Vitii botimit 2010. Faqet e librit 90.ISBN 978-99956-39-31-0
Në zhurmën e krizës financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës. Me një titull mjaft intrigues "Miti mbi krizat dhe "fundin etregut", eksperti i nderuar i ekonomisë dhe financave, Dr. Selami Xhepa, përpiqet pikërisht të çmitizojë këto dy dukuri të demonizuara në mjaft literatura ekonomike. Me një analizë mjaft të detajuar dhe të kujdesshme, libri bën një rekuiem jo vetëm të termit "krizë", por edhe të gjithë krizave të ndryshme ekonomike të ndodhura në historinë e botës që në periudhën kur këto të fundit filluan të studioheshin si dukuri shoqërore. Metodologjia e përdorur është gjerësisht e formatit "ese pershkruese", duke e parë me një qasje krejtësisht në këndvështrimin "makro" të zhvillimit të krizave dhe të ndikimeve që ato sjellin në tregje. I gjithë ky shtjellim është bërë me një përdorim mjeshtëror dhe mjaft të bollshëm të burimeve dhe literaturës më të fundit ekonomike.