Mitoza
Termi Mitozë në kuptimin e tij te saktë nënkupton vetëm ndarjen e bërthamës,por në trajtimin e këtij procesi,me Mitozë do të kuptohet ndarja e gjithë qelizës
RedaktoMitoza është ndarja gjatë së cilës qelizat ruajnë te njejtin numër kromozomesh sikurse qeliza nënë.Pra,gjenetikisht qelizat bija janë të njejta me qelizën nënë.
Fazat e mitozës
Redakto- Profaza - Faza e parë e mitozës gjatë së cilës kromatina kondensohet në kromozome. Të dy palët e centriolave lëvizin drejt poleve të kundërta.
- Metafaza - Faza e dytë e mitozës gjatë së cilës kromozomet e orientuara nga boshti mitotik vendosen në mes të qelizës duke bërë që membrana qelizore të shpërbëhet.
- Anafaza - Faza e tretë e mitozës gjatë së cilës kromozomet ndahen në kromatide dhe lëvizin drejt secilit prej poleve të qelizës.
- Telofaza - Faza e katërt e mitozës gjatë së cilës shfaqet mbështjellësja e re e qelizës e cila bën shkëputjen e dy bërthamëzave.
- Citokineza - Fazë e mitozës gjatë së cilës citoplazma ndahet më dysh: qeliza fillestare (ose qeliza mëmë) zëvendësohet me dy qeliza bijëza identike me njëra tjetrën.
- Ndërfaza - Periudha midis dy ndarjeve të njëpasnjëshme të qelizës gjatë së cilës ndodh rritja e qelizës.
Shpjegim i koncepteve
Redakto- Centriola - Struktura qelizore që dyfishohen gjatë ndër fazës.
- Boshti mitotik - Strukturë qelizore jetëshkurtër që bashkon të dy palët e centriolave gjatë mitozës.
- Kromozomet - Elementë të bërthamës së një qelize, të përbërë nga ADN-ja dhe nga proteina. Mbartin informacionin gjenetik dhe mund të shihen vetëm gjatë ndarjes së qelizës.
- Kromatidi - Njëri nga të dy fijet e kromozonit.
- Citoplazma - Substancë në formën e xhelatinës që formon pjesën e brendshme të qelizës përreth bërthamës qelizore.
Shpjegim i thjeshte i mitozes
RedaktoProcesi i ndarjes se qelizave trupore quhet mitoze. Gjate mitozes ndodhin dy ndarje ndarja e berthames (kariokineza) dhe ndarja e citoplazmes (citokineza). Mitoza ndahet ne disa faza te cilat janë profaza , metafaza , anafaza dhe telofaza . Gjate profazes behet spiralizimi i adn-se do të thotë kromozonet te cilat janë te holla dhe te gjata fillojnë te trashen dhe te shkurtohen , pergjate tere gjatesise se tyre krojhen dy kromatide duke formuar tetrada . çdo kromozon permban ngushticen primare ose centromeren ndërsa ne mes kromzonet janë te lidhura me kijazma(hijazma) jashtë berthames gjendet centrozomi i cili ndahet ne dy centriole te cilat shkojn ne pole te qelizes por mbesin te lidhura me fije protoplazmatike duke formuar kshtu boshtin e ndarjes duke bere te mundur shkaterrimin e membranes berthamore dhe berthames.Pastaj fillon metafaza ku kromozonet vazhdimisht trashen dhe shkurtohen dhe gjinden ne një vije ne qendër te qelizes te quajtur vije ekuatoriale Pastaj fillon anafaza ku kromozonet ndahet nga centromera dhe shkojn ne pole te qelizes.Pastaj ne fund vazhdon telefaza ku për shkak te shperderdhjes te adn-se krijohen dy membrana te reja berthamore dhe behet replikimi i adn-se dhe krejt ne fund behet edhe ndarja e citoplazmes apo citokineza duke formuar 2 qeliza te reja .
Esenca e mitozes është se nga 1 qelize diploide 2n te formohen 2 qeliza te reja diploide 2n gjenetikisht te njejta.
RedaktoProcesi i mitozës
RedaktoNë biologjinë e qelizës,mitoza eshte nje pjese e ciklit qelizor ne te cilen kromozomet e replikuara jane te ndara ne dy berthama te reja. Ndarja qelizore krijon qeliza gjenetikisht identike ne te cilat ruhet numri i pergjithshem i kromozomeve. Prandaj,mitoza eshte e njohur gjithashtu si ndarje e barabarte. Ne pergjithesi mitoza (ndarja berthamore) eshte e paraprire nga faza S e interfazes (gjate se ciles ADN-ja eshte replikuar) dhe shpesh eshte e ndjekur nga telofaza dhe citokineza;e cila ndan citoplazmen,organelet dhe membranen qelizore te nje qelize ne dy qeliza te reja qe permbajne afersisht pjese te barabarta e ketyre komponenteve qelizore. Fazat e ndryshme te mitozes te bera bashke perbejne fazen mitotike M te ciklit te qelizave shtazore-ndarja e qelizes meme ne dy qeliza bija gjenetikisht identike me njera-tjetren.
Mitoza ne nje qelize shtazore (fazat te rreshtuara ne drejtim orar).
Mitoza ndan kromozomet ne nje berthame qelizore.
Imazh me qeliza te gjalla staminale mezenkimale qe I nenshtrohen mitozes.
Qelizat e qepes ne faza te ndryshme te ciklit qelizor te zmadhuar 800 here.
a. Qeliza te pandashme
b. Berthamat duke u pergatitur per ndarje
c. Qelizat ndarese qe tregojne figura mitotike
d. Cifte qelizash bija pas ndarjes.
Procesi i mitozes eshte i ndare ne faza qe korrespondojne me perfundimim e nje serie aktivitetesh dhe fillimin e nje tjetre. Keto faza jane profaza,prometafaza,metafaza,anafaza dhe telofaza. Gjate mitozes,kromozomet te cilat tashme jane dyfishuar,ndahen dhe bashkengjiten me fijet e boshtit qe terheqin nje kopje te secilit kromozom ne anet e kunderta te qelizes. Rezultati eshte dy qeliza bija me berthama gjenetikisht identike. Piesa tjeter e qelizes mund te vazhdoje te ndahet me ane te citokinezes per te prodhuar dy qeliza bija. Fazat e ndryshme te mitozes mund te shikohen ne kohe reale,duke perdorur imazhe te qelizave te gjalla. Prodhimi I tre ose me shume qelizave bija ne vend te dy normaleve eshte nje gabim mitotik,i quajtur mitoze tripolare ose mitoze multipolare (multiplikim). Te tjera gabime gjate mitozes mund te nxisin apoptozen (programimi I vdekjes qelizore)ose te kancerit mund te lindim nga mutacione te tilla. Mitoza ndodh vetem ne qelizat eukariote. Qelizat prokariote,te cilave u mungon berthama,ndahen nga nje proces i ndryshem i quajtur ndarje binare. Mitoza ndryshon ndermjet organizmave. Per shembull,qelizat shtazore i nenshtrohen nje mitoze “te hapur” ku mbeshtjellja berthamore prishet perpara se kromozomet te ndahen,ndersa kerpudhat i nenshtrohen nje mitoze “te mbyllur”,ku kromozomet ndahen brenda nje berthame qelizore te paprekur.
Shumica e qelizave shtazore i nenshtrohen nje ndryshimi ne forme,e njohur si rrumbullakimi i qelizave mitotike,per te adoptuar nje morfologji afersisht sferike ne fillimin te mitozes. Shumica e qelizave te njeriut jane te prodhuara nga ndarja mitotike e qelizes. Perjashtimet e rendesishme perfshijme gametet-spermatiozoidet dhe qelizat veze-te cilat prodhohen nga mejoza.
Zbulimi
RedaktoPershkrime te shumta te ndarjes se qelizave jane bere gjate shekujve 18 dhe 19,me shkalle te ndryshme saktesie. Ne 1835,botanisti Hugo von Mohl,pershkroi ndarjen e qelizave ne algat jeshile Cladophora Glomerata,duke deklaruar se shumefishimi i qelizave ndodh permes ndarjes qelizore. Ne 1838,Matthias Jakob Schleiden pohoi se formimi I qelizave te reja ne brendesine e tyre ishte nje ligj I pergjitshem i shumefishimit te qelizave ne bime,nje pikepamje qe me vone u refuzua nga Robert Remak dhe te tjere. Ne qelizat shtazore,ndarja qelizore me mitoze ishte zbuluar ne qelizat e kornes se bretkoses,lepurit dhe maces ne 1873 dhe u pershkrua per here te pare nga histologu polak Waclaw Mayzel ne 1875.
Bütschli,Schneider dhe Fol mund te kene pretenduar gjithashtu zbulimin e procesit te njohur aktualisht “mitoze”. Ne 1873 zoologu gjerman Otto Bütshli publikoi te dhena nga vezhgimet mbi nematodat.
Disa vjet me vone,ai zbuloi dhe pershkroi mitozen bazuar nga ato vezhgime. Termi “mitoze” shpikur nga Walther Flemming ne 1882,rrjedh nga fjala greke (mitos,” foke deformueee”). Ka disa emra alternative per procesin,psh., “ Karyokinesis” (ndarja berthamore) nje term I prezantuar nga Schleicher ne 1878 ose “ndarje ekuacionale” propozuar nga August Wismann ne 1887. Megjithate termi “mitoze” perdoret gjithashtu per t’iu referuar kariokinezes dhe citokinezes se bashku. Aktualisht “ndarja ekuacionale” perdor me shpesh per t’iu referuar mejozes II,pjesa e mejozes qe i ngjan me shume mitozes.