Mitrovica urbane - shtrihet përtej lumit Ibër. U ngrit në fushën dhe kodrinat deri atëherë të pabanuara afër qytetit. Shteti jugosllav ndërtoi në atë pjesë shumë godina shumëkatëshe, ku banesat iu ndanë në radhë të parë personelit serbo-malazez të asaj kohe, që u stimuluan dhe erdhën nga viset e ndryshme të Jugosllavisë. Më vonë u ngrit spitali modern, shkolla e mesme e mjekësisë, ndërsa disa dekada më vonë edhe Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë. Në këtë pjesë të qytetit ndodhet edhe Gjyqi i Qarkut dhe Shërbimi i Zjarrfikësve. Popullsia që jeton në këtë pjesë të qytetit kryesisht jetojnë nëpër rrokaqiej.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 72. ISBN 978 - 9951 - 663 - 35 - 9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)