Mizantropi
Mizantropi është një pikturë (85 cm x 85 cm) e piktorit belg Pieter Bruegel i Vjetri, e autografuar më 1568 dhe e ruajtur në Museo di Capodimonte në Napoli. Vepra, së bashku me "Parabolën e të verbërve", gjendej ne koleksionin privat të kontit Giovanni Battista në Parma.
Shpjegimi
RedaktoNdyshe nga veprat e tjera të Bruegel, në këtë pikturë rafigurohen vetëm dy personazhe në qendër të tablos dhe të shkeputur tërësisht nga sfondi, të mbyllur brenda një rrethi. Një shkrim në anën e poshtme sqaron kuptimin e pikturës: Ngaqë bota është kaq katile, vishem si për zi.
Një plak i vjetër me një mjekër të gjatë e të thinjur, është pothuajse krejtësisht i mbuluar nga një veshje me kapuç e cila lejon të shihet vetëm hunda e mprehur dhe një pjesë e fytyrës që shpreh inat. Ndiqet nga një njeri i veshur si endacak, i futur brenda një sfere transparente, simbol i Njerëzimit, i cili kërkon ti vjedhë çantën duke i këputur rripin me thikë. Çanta ka formë zemre dhe ngjyrë të kuqe, duke simbolizuar kështu zhgënjimin dhe mosbesimin në drejtim të njerëzimit pas ligësive të pësuara gjatë ekzistencës së tij, një tjetër vepër e Bruegel që shpreh pesimizëm drejt njeriut.