Mjek tek Ali Pasha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mjek tek Ali Pasha Origjinali: Travels in the Jonian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia, etc. (Londër 1815). libër me Autori: Henri Holland (Henry Holland). Përktheu: Arbëra Dobi. Shtëpia botuese: Migjeni, Vendi & viti: Tiranë, 2008, faqe 252. ISBN 978-99956-718-2-2
Ali Pashën e pashë për të fundit herë mbrëmjen e 7 prillit... Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë; më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë. Ai shprehu dëshirën që t'i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t'i jepja këshilla të tjera, që mund t'i duheshin në lidhje me shëndetin. Ai më kërkoi që të përshendesja famijen time nga ana e tij. Duke mos pasur dëshirë për ta zgjatur më tepër këtë bisedë, u ngrita me shpejtësi për t'u larguar, sigurisht jo pa një ndjenje keqardhjeje. Po largohesha nga një njeri, që cilatdo të ishin zakonet e tij si një udhëheqës tiran i ca njerëzve gjysmë të civilizuar, më kishte tërhequr jashtëzakionisht me aftësitë, bisedat, me mirësjelljen dhe dashamirësinë me të cilën më kishte pritur gjatë disa vizitave që kisha bërë në oborrin e tij.