Historiku

Redakto
 
7 Nivelet OSI

Në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta kishte një rritje të theksuar të numrit dhe madhesisë së pergjitshme të rrjetës.

Megjithatë, shumica e rrjetave të mëparshme ishin të ndërtuara duke shfrytëzuar iplementimin e hadruer-it dhe softverit kjo rezultoj që shumë rrjeta të ishin jokompatobile mes veti dhe kështu që komonikimi në mes të rrjetave ishte shumë i vështirë. Për të zgjdihur këtë problem, organizata nderkombtare për standarde (ISO) hulomtoi disa skema te rrjetave.

ISO dhe erdhi në përfundim që kishte nevojë të krijohet një model i rrejtë që do ti ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të implementojn rrjetat që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI.

Modeli referues OSI

Redakto

Modeli Referues OSI është modeli kryesor për komunikimet e rrjetave edhe pse ka modele të tjera sot shumica e ofruesëve tërrjetave i ndërlidhin prodhimet e tyre me modelin referues OSI, veçanerisht kur ata dëshirojn ti mësojn përdoruesit përdorimin e prodhimeve të tyre. Ata e konsiderojn atë si mjetin më të mirë për ti mësuar njerezit në lidhje me dërgimin dhe pranimin e të dhënave në rrjet.[1]

Modeli referuesve OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet e rrjetës që zhvillohen në secilin nivel.

Më e rëndësishme është që modeli referues OSI është korniz e rëndsishme dhe që Modeli Refeues OSI ëshë kornizë që mund të përdoret për të kuptuar se si informacionet mund të përdoren për të kuptuar se si informacionet udhtojnë nëpër rrjet.

Modeli referues OSI gjithashtu mund të përdoret për të vizualizuar se si informacioni ose pakot e të dhënave udhtojnë nga programet aplikative siq janë tabelatët dhe dokomentet nëpër mediumin e rrjetës (kabllo etj.) pastaj zhvendoset në programet tjera aplikative që janë të vendosura në kompjuter apo në rrjete tjera nëse dërguesi dhe pranuesi kanë lloje të ndryshme të mediave të rrjetave.

Modeli referues OSI ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesëshme të rrjetes.

Ndarja e rrjetës në shtatë nivele ofron përparsit vijuse:

  • E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për të bërë më të lehtë për ta kuptuar.
  • I standadizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve të shumfisht.
  • Mundëson lloje të ndryshme të harduerit dhe softuer-it të rrjetave për komunikim mes tyre.
  • Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve, kështu qe ata mund të zhvillohen më shpejt.
  • I ndan rrjetat komunkuese në pjesë të vogla për të bërë procesin e të mesuarit më të lehtë për tu kuptuar.

Procesi i qarkullimit të informacioneve në mes të kompjuterëve është i ndarë në shtatë shkallë të vogla dhe më të menaxhueshme në modelin referues OSI.

Secili nga shtatë problemet e vogla përfaqësohet nga niveli i tij në model[2].

* Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer)
* Niveli 6: Niveli i prezantimit (Presentation layer)
* Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer)
* Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer)
* Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer)
* Niveli 2: Niveli i lidhjes së shënimeve (Data Link layer)
* Niveli 1: Niveli Fizikë (physical layer).

Niveli 7

Redakto

Niveli aplikimit ( aplication Layer )

Niveli i aplikimit është niveli më i afert i OSI për perdoruesit. Ai i ofron aplikacioneve të përduruesëve shërbime të rrjetave.

Shembujë të aplikacionëve të tilla janë programet tabelare dhe programe bankare.

Niveli i aplikimit themelon mundësin e komonikimit tëmenduar në mes të partnerëve , sinkronizon dhe themelon marreveshje për përmiresim gabimesh dhe kontroll të integritetit të të dhënave, nëse dëshiron të mbani mend nivelin 7 me disa fjalë mendojeni për kërkuesit.

Niveli 6

Redakto

Niveli i prezentimit ( presenatatin layer )

Niveli i prezantimit siguron që informacionet që i dërgon niveli aplikimit të një sistemi janë të lexueshëme nga niveli i aplikimit të një sistemi tjetër, nëse është e nevojshme niveli prezantimit përkthenë në mes të formateve të shumëfishta të të dhënave duke përdorur një format të zakonshëm. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 6 mendoni për formatin e përbashkët të të dhënave.

Siq tregon emërtimi, niveli i sesionit themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë.

Niveli 5

Redakto

Niveli i sesionit (Session layer)

Niveli i Sesionit ofron shërbimet e tij Nivelit të prezantimit. Ai gjithashtu sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy konferencierve dhe menaxhonë shkëmbimin e të dhënave mes tyre.[3]

Nëse dëshironi te mbani mend Nivelin 5 me disa fjal mendoni per dialogun dhe bisedimet .

Niveli 4

Redakto

Niveli i Transportit (Transport layer)

Niveli i Transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit dhe i rigrumbullon të dhënat në burimin e të dhënave në sistemin e pranuesit.

Kufiri ndërmjet nivelit te transporti dhe nivelit të sesionit mund të mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të rrjedhjesë së të dhënave.

Gjersa niveli i aplikimit, prezatimit dhe i seseionit kanë të bëjnë me qështjen aplikative, kater nivelet e ulta kanë të bëjn me qështje të transportimit të të dhënave.

Niveli i transportit synon të ofroj shërbime të trnsportit që të mbrojë nivelet e sipërme nga detalet e implementimit të transportit.

Gjatë ofrimit të shërbimeve niveli i trasportit themlonë mirmbanë dhe përfundon në mënyr të mirfilltë qarqet virtuale. Gjatë ofrimit të shërbimeve të besueshme përdoret detektimi i gabimeve të transportit dhe riparimi i kontrollës së rrjedhjes së informacioneve.

Nëse dëshironi të mbani në mend më pak fjalë nivelin e 4 mendoni për kualtetin e shërbimit dhe seriozitetin.

Niveli 3

Redakto

Niveli i Rrjetës (Network Layer)

Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmërin dhe selektimin e rrugës në mes të dy sistemeve të kongerenciereve (nyjeve qe mund të jenë të vendosura në rrjeta të ndara gjeografikishtw nëse dëshironi të mbani në mend nivelin e 3 me pak fjalë mendoni për selektimin e rrugës rrugetimin (routing) dhe adresimin logjikë.

Niveli data link ofron transitw të sigurtë të të dhënave përgjatë lidhjes fizike duke kryer këtë funksion niveli data link ka të bëjë me adresimin fizikë (e kundërta e atij logjikë), topologjin e rrjetës , qasjen e rrjetës ,lajmerimin e gabimit dërgimin e kornizave dhe kontrollin e rrjedhjes së informatave.

Nëse dëshironi të perkujtoni Nivelin e 2 me pak fjalë mendonin për kornizat dhe kontrollen "Media Access Control".

Niveli 1

Redakto

Niveli Fizik (physical layer)

Niveli fizikë definon specifikacionet elektrike, mekanike, procedurale dhe funksionale për aktivizimin mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e lidhjes fizike në mes të sistemeve të fundme.

Këto karakteristika si niveli i Tensionit, ndryshimet e tensionit, shkallët e të dhënave fizike, maksimumi i distancës së transmetimit konektoret fizikë dhe maksimumi i distancës së transmetimti, konektorët fizikë dhe të tjerëve dhe atributet e ngjashme definohen nga specigikacionet e nivelit fizikë. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 1 përkujto Sinjalet dhe Mediat.

Kordoni

Redakto

Zakonisht teli është i përberë nga Bakeri dhe sot për sot është mjeti më pak i kushtueshëm për përdorimin e tij të gjerë nga ana e shoqërive telefonike.

Zakonisht përdoret në shpejtesi të ulët, për shembull terminalet (njësit periferike) që veprojnë me një shpejtësi që ndryshon mes 300 bit dhe 9600 bit në sekond.

Teli nxjerr dhe merr një sasi të madhe interferencash elektrike, të prodhuara nga përqindjet e gabimeve relativisht të larta dhe krijon probleme aty ku siguria është një faktor shum i rëndësishëm.

Kablli Koaksial

Redakto

Është përhapur në fushën e rrjetave lokale, fal shtrirjes së gjerë të frekuencës (deri në 500 MHz), me mundsin për të ofruar një mbështetje për sasi të madhe të dhënash (10-12 Mbit\sec), me perqindje të vogël gabimesh dhe me fleksibilitet të konfigurimit.

Kablli koaksial përbëhet nga një fije mbajtëse qëndrore e mbështjellë nga një rrjet Bakri të butë ose nga një legur alumini të përpunuar.

Fibrat Optike

Redakto

Fibrat Optike jane te perbera nga plastika ose xhami dhe mund të përdoren në zbatime të caktuara si mjete transmetuese shumë të fuqishme.

Fibrat zakonisht të disponushme kanë një gjërsi frekuence që shkon deri në 3.3 (GHz), mund të ofrojnë mbështetje në sasi të të dhënave në Gb-it në sekondë.

Përqindja e gabimeve është shumë e ult kjo sjell mundsin për të fshirë pjesën më të madhe të zbulimit të gabimit dhe të ritransmetimeve të përgjithshme.

Transmetimi mbi fibrat optike nuk i nënshtrohet interferencave elekrtike ose elektromagnetike gjithashtu fibrat Optike nuk shkaktojnë çrregullime . Janë shumë të vogla dhe të lehta, dhe kjo bën që të kursehet hapsira dhe peshat e larta.

Referime

Redakto
  1. ^ CompTIA Network+ Certification
  2. ^ "Open Systems Interconnection model". Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2013. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Microsoft" The OSI Model's Seven Layers Defined and Functions Explained