Model spiral është një proces i zhvillimit të softuerit që kombinmon elementet si të projektimit ashtu edhe prototipit-në faza, në një përpjekje për të kombinuar avantazhet e konceptit të dizajnit top-down and bottom-up. Gjithashtu i njohur si modeli spiral i ciklit të jetës "lifecycle" (apo zhvillimi spiral), kjo është një metodë për zhvillimin e sistemeve (SDM-systems development method) të përdorura në tekonlogjit të informacionit (IT). Ky model i zhvillimit kombinon tiparet e prototipit dhe modelin "waterfall". Modeli spiral është menduar për projektet e mëdha të shtrenjta dhe më të komplikuara.

Modeli spiral (Boehm, 1986).

Historia

Redakto

Modeli spirale është përcaktuar nga Barry Boehm në vitin 1986 në artikullin e tij "A Spiral Model of Software Development and Enhancement".[1] Ky model nuk ishte modeli i parë që diskutonte zhvillimin përsëritës.

Siç është parashikuar në fillim, përsëritjet janë zakonisht në kohë 6 muaj deri në 2 vjet të gjata. Secila fazë fillon me një projektim të qëllimeve dhe mbaron me klientin (i cili mund të jetë i brendshëm) rishikimin e progresit deri tani. Procesi i analizës dhe inxhinierisë zbatohet në çdo fazë të projektit, me një sy drejt qëllimit në fund të projektit.

Aplikimi

Redakto

Modeli spiral përdoret më së shumti në projekte të mëdha. Për projete më të vogla, koncepti i zhvillimit të softuerëve "agile" është vetëm alternativë për zbatim.

Modeli

Redakto

Modeli spirale kombinon idenë e zhvillimit përsëritës (prototip) sistematikisht, aspektet e kontrolluara të modelit ujëvarë. Kjo lejon që gjat fazave përsëritëse të mund të shthen pjesë shtesë në produkt me ketë model. Modeli spiral përfshin në mënyrë të qartë gjithashtu menaxhimin e rrezikutZhvillimin e Softuerit. Identifikimin e rreziqeve të mëdha, si teknike dhe menaxheriale, si dhe përcaktimin se si të pakësojmë rrezikun, ndihmon të mbajë kontrollin e procesit të zhvillimit të softuerit [2].

  • Përcakton objektivat, alternativat, dhe kufizimet në përsëritje të reja.
  • Vlerëson alternativat dhe identifikimin dhe zgjidh çështjet e rrezikut.
  • Zhvillon dhe të verifikon produktin për këtë përsëritje.
  • Planifikimi i përsëritjes së ardhshme.

Burimi

Redakto
  1. ^ Boehm B, "A Spiral Model of Software Development and Enhancement", ACM SIGSOFT Software Engineering Notes", "ACM", 11(4):14-24, August 1986
  2. ^ NASA (2004). NASA Software Safety Guidebook. NASA-GB-8719.13, March 31, 2004. p.56-57