Moisei Uricki
Moisej Solomonoviç Uricki (rusisht Моисей Соломонович Урицкий; L. 14 janar 1873 në Çerkasi, Ukrainë; V. 30 gusht 1918 në Petrograd) ishte një drejtues revolucionar bolshevik në Rusi.
Familja
RedaktoUritski u lind në qytetin Çerkasi, Guvernorati i Kievit, në një familje litvake (hebrej të Lituanisë). Babai i tij, një tregëtar, vdiq kur Moisej ishte i vogël dhe nëna e tij e rriti djalin e saj vetë. Ai ndoqi gjimnazin Bila Cerkva, duke mbështetur veten përmes mësimdhënies dhe u bë një socialdemokrat aktiv.
Karriera e hershme politike
RedaktoMoisej studioi për drejtësi në Universitetin e Kievit. Gjatë studimeve ai ubë anëtar i Partisë Socialdemokrate të Punës të Rusisë dhe organizoi një rrjet ilegal për importimin dhe shpërndarjen e letërsisë politike. Në vitin 1897 ai u arrestua dhe u internua për përdorimin e një mimiografi të paligjshëm. Duke u përfshirë në lëvizjen revolucionare, ai mori pjesë në Bundin revolucionar hebre. Në vitin 1903, ai u bë Menshevik. Për shkak të aktivitetit të tij në Petersburg gjatë revolucionit të vitit 1905 ai u internua për herë të dytë. Së bashku me Aleksandër Parvus, ai ishte aktiv në shpërndarjen e agjentëve revolucionarë për të depërtuar në aparatin e sigurimit carist.
Revolucioni rus
RedaktoNë vitin 1914 ai emigroi në Francë dhe kontribuoi në gazetën e partisë Fjala Jonë. Pasi u kthye në Rusi në vtin 1917 Uricky u bë anëtar i grupit Mezhraionci. Pak muaj para Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, ai u bashkua me bolshevikët dhe u zgjodh në Komitetin e tyre Qendror në korrik 1917. Uritski luajti një rol kryesor në marrjen me dhunë te armatosur të pushtetit nga bolshevikët në tetor dhe më vonë u bë kreu i Çekës së Petrograd Çeka. Në këtë pozicion, Uricki koordinonte ndjekjen dhe ndjekjen e anëtarëve të fisnikërisë, oficerëve ushtarakë dhe të klerikëve të Kishës Ortodokse Ruse që i kundërviheshin bolshevikëve.
Për shkak se Uricki ishte kundër Traktatit të Brest-Litovskit, ai dha dorëheqjen postin e tij në 1918, si Buharini, Bubnovi, Piatakovi, Xherxhinski dhe Smirnovi. Më 4 mars 1918, komiteti i Petrogradit botoi numrin e parë të revistës Komunist, organi publik i opozitës së "komunistëve të majtë", sipas udhëzimeve të Radekut dhe Urickit. Kongresi i Shtatë i Jashtëzakonshëm i Partisë Bolshevike, që u mbajt nga 6 deri më 8 mars 1918, hodhi poshtë Tezat mbi Situatën e Tanishme që u paraqit si një rezolutë nga "komunistët e majtë". "Komunistët e majtë" Lomov dhe Uricki, të cilët u zgjodhën në Komitetin Qendror, deklaruan në Kongres se nuk do të punonin në Komitetin Qendror dhe nuk filluan punën atje për disa muaj pavarësisht kërkesave këmbëngulëse nga Komiteti Qendror.
Më 25 maj 1918, me Revoltën e Legjionit Çekosllovak, filloi Lufta Civile e Rusisë dhe Uricki u kthye në veprimtarinë e tij në Komitetin Qendror.
Vrasja
RedaktoLeonid Kannegisser, një kadet i ri ushtarak i Ushtrisë Perandorake Ruse, e vrau Urickin më 30 gusht 1918, jashtë selisë së Çekës së Petrogradit për tu hakmarrë për ekzekutimin e shokut të tij dhe oficerëve të tjerë. Pas kësaj ngjarje, së bashku me përpjekjen për vrasjen e Leninit nga Fanny Kaplan më 30 gusht, bolshevikët filluan një valë persekutimi të njohur si Terrori i Kuq. Sheshi i Pallatit në Petrograd e kishte emrin Sheshi Uricki nga viti 1918 deri më 1944.