Mokuton
Çlirimi i Drurit (木遁, Mokuton) është një teknikë e kombinimit të çakrave me bazë tokë dhe ujë. Ky stil mund të krijohet nga kudo, përfshi trupin e përdoruesit, ngaqë çakra e përdoruesit kthehet direkt në burim jete. Stili i Drurit është zakonisht i shoqëruar me kyçin e duarve në formë gjarpëri. Hashirama Senju ishte origjina e kësaj aftësie, duke vënë re se asnjë i afërm nuk e kishte këtë zotësi. Aftësitë e Hokages së parë të kontrollojë këtë aftësi janë arsyeja se pse ìu dhá titulli i Hokages, dhe me Teknikën Sekrete të Çlririmit të Drurit: Lindja e Gjelbërimit të Dëndur ai ishte i aftë të rriste pemët që shërbyen si themelet e Konohagakures. Kjo teknikë aftësonte Hashiramën të ndryshonte formën e sheshbetejës sipas avantazhit.
Orochimaru, në mundimin e tij për ta marrë këtë aftësi nga eshtrat e të Parit, injektoi ADN-në e tij në 60 eksperimente njerzore, dhe nga të 60 veç Yamato mbijetoi. Kjo i dhá Jamatos aftësinë, paçka se jo aq të fuqishme sa të Hashiramës. Orochimaru gjithashtu e përdori si eksperiment tek Danzō Shimura duke i implantuar qeliza të Hashiramës në krahun e tij të djathtë. Por me atë që është parë, përdorimi i pasaktë i Çlirimit të Drurit e lodh dhe i harxhon energjitë Danzos, duke e kufizuar vetëm në raste tejet të rrezikshme. Siç u tha nga Madara Uchiha, fuqia e Hashirama's s'janë të thjeshta të përdoren, dhe kur Danzō ishte pranë vdekjes, qelizat në krahun e djathtë u "çmëndën", duke u përpjekur ta përpijnë e ta kthejnë në pemë, gjë që dëtyroi Danzon të këpuste krahun e vet.
Një teknikë e lidhur është Stili i Hokages Teknika Gjashtëdhjetë-vjeçare - Hyrja në shoqëri e Kakuanit me Duart e Bekuara. Kjo teknikë prodhon një vulë "ulu" (座) në pëllëmbën e dorës së djathtë të përdoruesit që mund të shtrojë ndikimin e Përbindëshit në një mbartës. Kjo gjë bëhet duke prodhuar dragonj prej druri nga toka që sulmojnë mbartësin dhe bëjnë që bishtat e çakrës së përbindëshit të zhduken. Varësja e Hokages së Parë ndihmon në proces, por është e paqartë ndikimi që ka. Ajo që dihet është se pa të teknika bëhet e kotë me ç'u pa mbasi varsja u shkatrrua në betejën mes Narutos e Pein-it.