Mollat e Tropojes
Molla Gjyle
RedaktoVarietet me pjekje te vone. Me origjinë vendi. Pema ka rritje te madhe, është mjaft prodhues. Fruti ka madhësi mesatar deri i madh, forma e rrumbullakët, bishti i frutit mesatarisht i gjate, gropëza e bishtit mesatarisht e thelle dhe mesatarisht e gjere. Gropëza e kupës mesatarisht e thelle dhe e gjere. Lëkura ka ngjyre te verdhe me ngjyrosje në te kuqërremte. Tuli është i bardhe në krem, me konsistencë te shkrifet. Shija e frutit e këndshme me prirje acide, aromatike. Vjelja e frutave behet në tetor, qëndron deri në shkurt. Përdoret për konsum te freskët e përpunim industrial. Është e përhapur kryesisht në zonën e Tropojës.
Molla Buzgat
RedaktoVarietet me pjekje te vone. Me origjinë vendi. Pema ka rritje te madhe, është mjaft prodhues. Fruti ka madhësi mesatar deri i madh, forma konike, bishti i frutit i shkurt, gropëza e bishtit mesatarisht e thelle dhe mesatarisht e gjere. Gropëza e e kupës gjysme e hapur. Lëkura ka ngjyre jeshile me ngjyrosje në te kuqërremte. Tuli është i bardhe në te gjelbert, me konsistencë te shkrifet. Shija e frutit e thartë në te ëmbël. Vjelja e frutave behet në tetor, qëndron deri në shkurt. Përdoret për konsum te freskët. Është e përhapur kryesisht në zonën e Tropojës.
Molla Kuqaloshe
RedaktoVarietet me pjekje te vone. Me origjinë vendi. Pema ka rritje te madhe, është mjaft prodhues. Fruti ka madhësi mesatar, forma e e frutit e rrumbullakët, bishti i frutit i shkurtër, gropëza e bishtit mesatarisht e thelle dhe mesatarisht e gjere, gropëza e kupës gjysme e hapur. Lëkura ka ngjyre te kuqe në vishnje, tuli është i bardhe, me konsistencë te shkrifet. Shija e frutit e thartë. Vjelja e frutave behet në tetor, qëndron deri në shkurt. Përdoret për konsum te freskët. Është e përhapur kryesisht në zonën e Tropojë.