Molwanîa
Molwanîa është një vend fiktiv në Evropën lindore, i cili u bë i njohur kur autorët australian Santo Cilauro, Tom Gleisner dhe Rob Sitch shkruan një parodi për një udhëzues turistik dhe ku në të njëjtën kohë i përmblodhën dhe përpunuan të gjitha përjetimet negative gjatë udhëtimeve të tyre nëpër Evropë, pa dashur të ofendojnë një shtet ekzistues.
Sipas informatave të ndryshme, si duket disa lexues të librit të tyre nuk e kanë kuptuar karakterin parodizues dhe ironik të librit. Ata e vërejtën këtë pasi që kishin shkuar në agjenci udhëtimi dhe deshën të udhëtonin për në Molwanîa.