Monarkia kundër Republikës - Si u la Shën Naumi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Monarkia kundër Republikës - Si u la Shën Naumi Dy monografi dhe disa studime për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Autore Monika Shoshori Stafa. Shtëpia botuese "Naimi". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 314. ISBN 978-9928-109-04-0
Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte "një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog". Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe "shkencës atdhetare".
Në këtë libër autorja zbulon rrethant historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq.
Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të ndërlikuarat dhe më të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur më një kryesi kolektive të shtetit, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.