Monedhë kushtuar Nënë Terezës - 200 Lekë

Monedhë kushtuar Nënë Terezës - 200 Lekë Në pamjen kryesore , në qendër të monedhës është vendosur një pëllumb, i stilizuar, në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë dhe harmonikë që mbyllin formën rrethore të monedhës janë të njëjta me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme të pëllumbit shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, monedha ka dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.


Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portretin është shkruar “NËNË TEREZA” dhe përkatësisht, vitet e lindjes dhe vdekjes së saj. Poshtë portretit ka të shkruar emrin e lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë, monedha ka të shkruar “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.

Kjo monedhë është shtypur nga kompania SUNSHINE MINTING, INC.

Vlera emërore: 200 Lekë

Pesha: 15.50 gr.

Materiali: Ar

Pastërtia 900/1000

Diametri: 25.45 mm

Tirazhi: 1. 000 (njëmijë) copë

Piktori: Ardian Isufi