Monika Viti
Monika Viti (italisht: Monica Vitti) pseudonimi i Maria Luisa Ceciarelli (Romë, 3 nëntor 1931 - Romë, 2 shkurt 2022), ishte një aktore italiane.
Zëri i saj karakteristik i ngjirur dhe guximi i lindur e kanë shoqëruar për gati dyzet vjet karriere në kinema, nga interpretimet e saja dramatike në "tetralogjinë e pakomunikueshmërisë" të Mikelanxhelo Antonionit (L'avventura, La notte, L'eclisse e Deserto rosso) që i dha famë ndërkombëtare, atyre në rolet brilante (nga Vajza me pistoletë deri tek Unë e di që ti e di që e di) që e bëri atë të konsiderohet si “ylli” i vetëm i komedisë italiane, duke iu kundërvënë kolegëve të saj meshkuj, Alberto Sordi ,Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman, Nino Manfredi dhe Marcello Mastroianni .