Monografi për Vithkuqin dhe Naum Veqilharxhin
Monografi për Vithkuqin dhe Naum Veqilharxhin Gjinia: Studim, biografi. Autori: Dhori Koti. Shtëpia botuese: "DIJA Poradeci". Viti i botimit 2010. Faqet e librit 144. ISBN 978-99956-826-8-2
Shprehje nga Naum Veqilharxhi
Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë pa dyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë.
Koment nga autori
Vepra e Naum Veqilharxhit do të mbetet një kushtrim i fuqishëm dhe i përjetshëm për ne, që jetojmë sot dhe për brezat që do të vijnë pas, për zhvillimin dhe përparimin e kombit shqiptar.