Monopoli i valutës
Monopoli i valutës ka funksionuar para viteve 90 dhe ka qenë e drejta ekskluzive e shtetit për të drejtuar, organizuar e kontrolluar gjithë veprimtarinë në fushën valutore, nëpërmjet përqëndrimit të saj në një organ të vetëm të specializuar. Monopoli i valutës është vendosur menjëherë pas çlirimit të vendit në mesin e viteve ‘40. Banka e Shtetit Shqiptar ushtronte në emër të shtetit monopolin në lëmin e valutës.
Ajo në përputhje me planin e shtetit mbante të gjitha llogaritë valutore, brenda dhe jashtë shtetit, që rridhnin nga veprimtaria e organeve të tregtisë së jashtme, nga veprimtaria jotregtare ose nga persona të veçantë shtetas shqiptarë ose të huaj. Sot, ky lloj biznesi është liberalizuar.