Monte (Dessert)
Monte është një markë ëmbëlsire kremi qumështi e prodhuar nga kompania për përpunimin e produkteve të qumështit Zott. Ajo është një ëmbëlsirë që bëhet me qumësht, çokollatë dhe lajthi. Zott Monte reklamon me moton full taste, full power, full fun (shije e plotë, pushtet i plotë, argëtim i plotë)! Monte është në mbarë botën një prej markave më të njohura të Zott dhe është e shpërndarë në mbi 40 vende. Monte është një ëmbëlsirë me kombinimin e kremit të qumështit, lajthive dhe çokollatës. Gama e produkteve është e ndryshme në vende të ndryshme.
Gama e produkteve
RedaktoOrigjinale | Me dy shtresa | Plus | 2Go |
---|---|---|---|
Monte 4x55g | Monte Biskota me Gjalp | Monte plus Salcë Karamele | Monte Pije |
Monte 6x55g | Monte Topa Kapuçino | Monte plus Salcë Çokollate | Monte Snack |
Monte Maxi 4x100g | Monte Krokante | Monte plus Salcë Kapuçino | |
Monte me një enë 160g | Monte Qershi |
Historiku
RedaktoMonte u prezantua me 1 prill 1996 në Gjermani. Në vitet në vijim (1997-2001) Zott themeloi Monte në këto vende: Republikën Çeke, Austri, Rusi, Belgjikë, Slloveni, Sllovaki, Bosnje, Kroaci, Poloni, Estoni, Letoni, Lituani, Maltë, Maqedoni dhe Kosovë. Tani Monte ekziston në më shumë se 40 vende.
Kronikë
Redakto- 2007 Monte lançoi një promocion me tatuazhe on-pack për filmin Shrek 3.
- 2008 Prezantimi i SKU-ve 6x55g dhe 4x100g të reja të Monte.
- 2012 Monte prezantoi "weniger süß (më pak i ëmbël)" në Gjermani.
- 2013 Prezantimi i SKU-ve të reja me dy enë. Drithëra shtesë, qershi etj. janë të mundura tani në një enë shtesë.
- 2014 Zgjerimi i gamës së produkteve Monte me Monte plus. Zott shtoi salca të ndryshme (karamele, çokollatë ose kapuçino) tek Monte klasik. Për më tepër Zott prezantoi në këtë vit Monte Snack. Snacku bëhet me krem qumështi, krem çokollate/lajthie të cilat janë sandviçë ndërmjet dy copa biskotash.
- 2015 Zgjerimi i gamës së Monte me dy enë me aroma të reja (Flake-Çokollate, Topa-Çokollate, Ëmbëlsira me kakao dhe Kunja Vaferi).
Çmime
Redakto2014: Monte-s i akordohet çmimi Top Brand nga Lebensmittel Zeitung (Gazeta e produkteve ushqimore).
Reklama
RedaktoNë vitin 2010 kompani rekrutoni portierin gjerman René Adler dhe vëllain e tij Rico për reklama të ndryshme të markës "Monte". Në vitin 2013 Zott ndryshoi ambasadorët e markës për "Monte". Që prej këtij viti kampioni i surfit Philip Köster dhe motra e tij Kyra reklamojnë për "Monte". Në vitin 2013 Monte Qershi dhe Monte Krokante u prezantuan në Poloni nga ylli polak i volejbollit Bartosz Kurek. Kjo qe hera e dytë që Bartosz bën reklamë për Zott Monte. Csaba Vastag është një muzikant hungarez dhe që prej vitit 2013 ambasadori i markës për Zott Monte në Hungari.