Monumentet e vjedhura
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
1418
RedaktoNë Shqipëri kryhet eksplorimi i parë arkeologjik nga Kiriaku i Ankonës. Gjatë gërmimeve të kryera u gjetën një sërë objektesh kulturore që i përkisnin vendin tonë. Por këto objekte nuk u shënuan në listën e monumenteve kulturore, duke sjellë kështu edhe marrjen e tyre nga vet arkeologu.
1435
RedaktoNë Shqipëri kryhet eksplorimi i dytë po nga Kiriaku i Ankonës. I cilësuar si një nga udhëtarët më të mëdhenj të asaj kohe. Kiriaku i Ankonës raporton nga udhëtimet e tij në detin Mesdhe të dhëna të shumta, vizatime dhe kopje të teksteve të vjetra. Madje disa prej tyre janë marrë nga vet ai gjatë gërmimeve në Shqipëri.
1798
RedaktoNjë nga vjedhjet që është kryer te ato të cilësuara monumente kulture janë edhe gurët e një amfiteatri antik në vendin tonë, atë të Apolonisë. Kështu që nga gërmadhat e Apolonisë, Ibrahim Pasha i Beratit në vitin 1798 merr 70 qerre me gurin e amfiteatrit për të ndërtuar sarajet e veta.
1859
RedaktoNjë nga arkeologët francezë merr nga vendi ynë monumente kulture për t’i dërguar më pas në vendin e tij. Kështu në vitin 1859 merret në Apoloni dhe dërgohet në Muzeun e Luvrit një satiri. Arkeologu Goltier de Klabri kishte bërë të njëjtën gjë edhe me një statujë të Votories në muret e Manastirit të Pojanit.
1861
RedaktoArkeolog të shumtë kanë mbërritur në vendin tonë duke gërmuar vende të ndryshme antike dhe duke nxjerrë prej tyre monumente nga më të ndryshme dhe më me vlerë. Në vitin 1861 dërgohen në Muzeun e Luvrit mbishkrime e skulptura nga Apolonia dhe Durrësi. Arkeologu francez Leon Hëzej ndërmori një ekspeditë në Shqipëri me këtë qëllim.
1872
RedaktoJanë nxjerrë nga dheu apo janë vlerësuar nga arkeologë të huaj. Por edhe pse janë pjesë e vendit tonë, skulptura të ndryshme apo edhe mbishkrime të vjetra që i përkasin kohës së antikitetit janë dërguar në muze të vendeve të huaja. Kështu në Luvër dërgohet një figurinë bronzi e gjetur në Gur të Zi në Shkodër e quajtur “Një damë antike shqiptare”.
1880
RedaktoDihen që janë monedha shqiptare, por edhe pse kanë mbishkrimin e shqiponjës dy krenare nuk kanë qëndruar në këtë vend. Pasi në vitin 1880 Artur Evans grabiti një thesar monedhash. Por jo vetëm kaq, së bashku me to edhe një shpatë bronzi dhe objekte të tjera, të marrë në Selcë të Shkodrës.
1894
RedaktoNë vitin 1894 zbulohen në qytetin e Durrësit 50 copë drahme. Këto lloj monedhash nga studimet e shumë historianëve janë përdorur nga viti 400 i erës sonë e deri në mesin e vitit 300 para erës sonë. Por këto drahme pasi zbulohen nuk shkojnë në Muzeun tonë Kombëtar, por dërgohen në Muzeun e Vjenës.
1899
RedaktoNjë arkeolog francez me emrin Dëgran zbulon disa objekte në Kalanë e Dalmacës dhe i dërgon në Muzeun Sen-Zhërmen në Paris. Por jo vetëm ky, pasi po në këtë vit një arkeolog gjerman i quajtur Treger zbulon pas disa gërmimesh në Kalanë e Dalmacës shumë objekte të cilat i dërgon më pas në Muzeun e Berlinit.
1902
RedaktoNëse janë objekte me vlerë, këtë fare mirë e dinë arkeologët e huaj, të cilët kanë shëtitur shpeshherë vendin tonë dhe kanë marrë prej tij jo pak objekte apo monumente kulture me vlerë. Në zonën e Peqinit zbulohet një thesar. Është interesant fakti se pjesët e tij dërgohen në muzeumet e Stambollit, Parisit dhe Nju Jorkut.
1909
RedaktoKa emrin e vjetër të qytetit ku është zbuluar. Por nuk ka qëndruar në vendin e origjinës së tij, por është marrë dhe dërguar në muzeun e vendit fqinj, atë të Turqisë. Në vitin 1909 zbulohet në Durrës Sarkofagu i famshëm i Dyrrahut dhe dërgohet menjëherë në Muzeumin Arkeologjik të Stambollit.
1912
RedaktoPërveç se kanë luftuar duke qenë edhe në ruajtje, ata i kanë shërbyer atdheut edhe me objekte kulturore dhe antike, duke i marrë nga Shqipëria dhe i dërguar në Serbi. Kështu në vitin 1912 disa ushtarë serbë që luftuan për disa muaj në Durrës, grumbulluan objekte, mbishkrime dhe relieve, dhe i dërguan në Muzeumin Nacional të Beogradit.
1913 Vetëm disa kilometra janë larg njëri-tjetrit, e ka qenë edhe kjo afërsi që i ka favorizuar për të marrë nga monumentet tona të kulturës objekte me vlerë. Kështu në vitin 1913 malazezët grabisin Muzeumin e Bushatllinjve në kalanë e Rozafës. Armët dhe dhjetëra objekte bronzi dhe balte janë dërguar në Muzeumin e Sarajevës.
1916 Akademia e Shkencës në Vjenë organizon një ekspeditë në Shqipëri për zbulimin e objekteve arkeologjike. Arkeologët Prashniker dhe Shober grumbulluan shumë objekte në Apoloni, Lushnjë dhe Durrës. Por edhe pse u lanë të kryenin këto ekspedita, objektet me vlerë që u zbuluan prej tyre, më pas i dërguan në Austri.
1919
Janë fqinjët tanë, por kanë marrë prej nesh edhe objekte dhe monumente kulture që i përkitnin popullit tonë. Kështu, në vitin 1919 italianët grabisin një pjesë të mirë të drahmeve prej argjendi. Këto monedha u zbuluan në Durrës dhe Apoloni. Por më pas i dërgojnë në muzeumet e tyre dhe jo në atë shqiptar.
1924
Në Shqipëri nisi gërmimet në Butrint dhe Foinike arkeologu i njohur italian, Luixhi Ugolini. Zbulimet e tij kanë qenë me të vërtetë me vlera, ku mes të cilave është edhe Dea e famshme e Butrintit, krijuar nga Proksiteli. Ai e dërgoi kokën e statujës në Itali dhe vetëm në vitin 1981, shteti italian e kthehu përsëri në Shqipëri.
1939 Kanë mbërritur në vendin tonë si fitimtarë dhe e kanë pushtuar atë. Por veç këtij pushimi ata kanë marrë me vete edhe objekte kulturore me vlerë. Kështu në ditët e para të pushtimit fashist, italianët vjedhin Muzeun Arkeologjik të Vlorës, ku shumë objekte dërgohen matanë detit.
1941 Nëse do të gërmosh në muzeumet e shtetit fqinj, Itali, do të zbulosh që në to do të ketë objekte apo edhe monumente kulture që i përkasin vendin tonë. Kjo pasi italianët kanë marrë nga muzeumet apo edhe vendet tona arkeologjike objekte me vlerë. Në vitin 1941 zbulohet në Durrës një thesar monedhash, i cili më pas dërgohet në Itali.
1990 Ndërrimi i sistemeve bëri që trafikantët e veprave të artit të shfrytëzonin kaosin në vend. Janë të shumta objektet e vjedhura në Apoloni dhe Durrës, dhe që më pas janë shitur në Evropë. Disa prej tyre janë kthyer, por pritet që objekte të tjera me vlerë kulturore të rikthehen në Shqipëri. 1994 Arekolog gjerman blen dhe merr me vete ne drejtim te Greqise gjetje arkologjike nga muzeu i fshatit Divjakeë 1997 Vidhet muzeu i armeve ne Gjirokaster. Përsëri, kaosi i vitit 1997 është shfrytëzuar nga trafikantët, të cilët bënë të njëjtën gjë si në fillim të dekadës. Shumë objekte arkeologjike janë shitur në Itali, Angli e Gjermani. Në muajt e fundit të këtij viti, Gjermania arrestoi një shqiptar me një ikonë me shumë vlera.
2005
Vidhet ikonostasi i çmuar i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë. Rezulton të jenë vjedhur rreth 7 ikona, nga paneli i ikonostasit të kishës. Ikonat ishin të lyera me ar dhe kanë vlera historike dhe artistike. Datojnë të punuara nga autorë anonimë rreth vitit 1700 dhe dallohen nga stili i tyre kreto-venecian. Ikonat ishin me gdhendjet e tyre të rrafshët. Këto ikona përbënin pjesën kryesore të ikonostasit të kishës së Shën Thanasit.