Monumenti i Aqif Pashë Biçakut
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Monumenti i Aqif Pashë Bicakut është një nga krijimet më të rëndësishme të skulpturës monumentale në Elbasan, ngritur pas v. 1990, vepër e skulptorit Bujar Kapllani e realizuar në bronz me lartësi 2,9 metra dhe e vendosur mbi një platformë dhe bazament 2,7 metra të lartë.
Kjo vepër komunikon me mjedisin nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, që buron nga konceptimi unik i skulpturës, bazamentit dhe sheshit. Bazamenti është një platformë me dy hyrje kalimi të shkallëzuara në pjesën e pasme të cilat hapen në një udhë të madhe në pjesën ballore të monumentit, në mes të së cilës ngrihet një bllok masiv me sipërfaqe që ngjason me lëvizjet spirale të flamurit. Mbi këtë bazament ngrihet figura në bronz e patriotit me sfond hapësirën e degëve të rrapit dhe muret e kalasë. Figura e patriotit elbasanas ka dorën e majtë si kube mbi kraharor, aty ku rreh zemra dhe gishtin drejtues me drejtim nga flamuri kombëtar, i cili është në krahun e djathtë të shtatores ngritur mbi një shtizë natyrale. Kjo përforcon idenë se figura është e mbështetur në shtizën e flamurit